Debat i ashpër mes Çitakut e Daçiqit, polemika mbi historinë e Kosovës

Debat i ashpër mes Çitakut e Daçiqit, polemika mbi historinë e Kosovës

Ministri i jashtëm serb, Ivica Daçiq dhe ambasadorja e Kosovës në Amerikë, Vlora Çitaku, kanë vazhduar aty ku e kanë lënë tre muaj më parë debatin për gjendjen në Kosovë gjatë seancës për Kosovën në Ivica Daçiq kritikoi institucionet e Kosovës për, siç tha ai, gjendjen e rëndë të serbëve dhe pakicave tjera në Kosovë. […]

Ministri i jashtëm serb, Ivica Daçiq dhe ambasadorja e Kosovës në Amerikë, Vlora Çitaku, kanë vazhduar aty ku e kanë lënë tre muaj më parë debatin për gjendjen në Kosovë gjatë seancës për Kosovën në

Ivica Daçiq kritikoi institucionet e Kosovës për, siç tha ai, gjendjen e rëndë të serbëve dhe pakicave tjera në Kosovë.

“Ka pengesa të dukshme ndaj kthimit të personave të zhvendosur. Të gjithë duhet të punojnë në kthimin e qëndrueshëm dhe afatgjatë”, tha Daçiq duke pretenduar se mbi 200 mijë serbë janë larguar nga Kosova nga viti 1999.

Ai apeloi bashkësinë ndërkombëtare që të angazhohet në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore e historike të serbëve në Kosovë.

“Përpjekja e Kosovës për ta fituar anëtarësimin në UNESCO nuk duket e arsyeshme. Kjo përpjekje ka ndikim negativ në dialog dhe një përpjekje e tillë është edhe ajo për INTERPOL. Bashkëpunimi është i siguruar përmes zyrës së UNMIK-ut”, tha Daçiq.

Ai tha se rezultatet pozitive të arritura në dialog tregojnë se dialogu nuk ka alternativë por “kërkohet zbatim më i madh i marrëveshjeve nga ana e Prishtinës”.

“Duhet të ketë qasje të përgjegjshme dhe kjo tregohet edhe nga përpjekja e Presidentit Vuçiq për të hapur dialogun për Kosovën. Serbia nuk është kundër dialogut me autoritetet e Prishtinës por jemi kundër hapave të njëanshëm”, shtoi ai.

Por Daçiq u tregua i ashpër ndaj vendeve që e kanë njohur Kosovën, e sidomos ndaj atyre që po bëjnë ftesë nga vendet tjera ta njohin atë.

“A është pranuar Republika e Kosovës nga OKB? Pse po e ftoni Republikën e Serbisë këtu? Po i paralajmëroj vendet që do të bëjnë ftesë që ta njohim Kosovën: po flasim për integritetin tonë territorial dhe mos prisni që ne të gëzohemi për shkeljen e integritetit territorial dhe sovranitetit të vendeve tuaja”, tha Daçiq.

“Zonja Çitaku nuk është kosovare por është shqiptare sepse nuk ekziston kombi kosovar”, tha Daçiq duke sfiduar të drejtën e shqiptarëve për ta pasur një shtet tjetër jashtë Shqipërisë.

Pastaj u përgjigj ambasadorja Çitaku.

“Më 10 qershor 1999 rezoluta 1244 u miratua ta zgjidhë gjendjen e rëndë humanitare në Kosovë dhe për ta mundësuar kthimin e refugjatëve shqiptarë të larguar me forcë nga forcat serbe”, tha Çitaku duke kërkuar që UNMIK tani ta përfundojë misionin e vet në Kosovë meqë situata në vend, që nga atëherë, sipas saj, ka ndryshuar.

“UNMIK nuk ka ndonjë rol përveç ndonjë iniciative të vetëshpikur për ta arsyetuar qëndrimin e vet në Kosovë”, shtoi ajo.

Ndërsa Përfaqësuesi i Posaçëm i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së në Kosovë dhe Shefi i UNMIK-ut, Zahir Tanin,  theksoi sot para anëtarëve të Këshillit të Sigurimit se tremujori i fundit ka qenë i dominuar nga mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme në Kosovë dhe negociatat pasuese për krijimin e një qeverie të re.

Në raportimin e tij të rregullt për Kosovën, PSSP Tanin u shpreh se vakumi i institucioneve funksionale ka sfiduar përparimin në prioritetet qeverisëse dhe shtoi se “gjatë kësaj periudhe u humbën mundësi të rëndësishme ekonomike dhe sociale.” Ai poashtu theksoi se zgjedhjet “në përgjithësi ishin të lira, të drejta dhe garuese, përkundër kohës së shkurtër të përgatitjeve dhe fushatës.” U shqua zëri i shumë votuesve më të rinjë, për të cilët shqetësim dominues ishin mundësitë ekonomike, zvogëlimi i korrupsionit dhe fuqizimi i sundimit të ligjit.

Duke folur për iniciativën e propozuar nga Presidenti i Serbisë, Vuçiq, për një dialog të brendshëm mbi Kosovën, PSSP Tanin nënvizoi se “ndjekja e kompromiseve të drejta, dhe shpesh të vështira e të dhimbshme, kërkon udhëheqje të fuqishme nga të gjitha palët.” Ai theksoi se pajtimi politik duhet poashtu të përcillet nga pajtimi shoqëror.

PSSP Tanin theksoi përpjekjet e UNMIK-ut për të mbështetur avancimin e raporteve në mes të bashkësive në terren. Në lidhje me këtë, ai theksoi tryezën e rrumbullaktë të mbajtur në Gjenevë, në bashkëpunim me Komisionerin e Lartë për të Drejta të Njeriut, për ta kthyer vëmendjen tek shumë raste të pazgjidhura të personave të pagjetur në Kosovë. Iniciativa të tjera të udhëhequra nga OKB-ja për të forcuar marrëdhëniet në shoqëri përfshijnë Asamblenë e Parë të të Rinjve të Kosovës, ku morën pjesë mbi 140 liderë të rinj – 60 përqind prej të cilëve ishin vajza – që përfaqësonin të gjitha bashkësitë etnike në Kosovë.

Pas tre muajsh të fushatës elektorale dhe pasigurisë paszgjedhore, PSSP Tanin nënvizoi rëndësinë që Kosova të ecën përpara me seriozitet dhe përgjegjësi, dhe që bashkësia ndërkombëtare të bashkëpunojë për të siguruar mbështetje të vazhdueshme thelbësore.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?