Daçiqi i drejtohet Shkupit: E dimë që na keni përgjuar

Daçiqi i drejtohet Shkupit: E dimë që na keni përgjuar

Serbia pretendon se shërbimet e inteligjencës së Maqedonisë kanë përgjuar diplomatët e saj por edhe vet shefin e diplomacisë Ivica Daçiç. E përditshmja serbe Blic shkruan se në misionin e përgjimit janë përfshirë edhe fuqitë e jashtme. Shefi i diplomacisë serbe Ivica Daçiç ka thënë se personalisht atij nuk i pengon përgjimi, pasi atë çka […]

Serbia pretendon se shërbimet e inteligjencës së Maqedonisë kanë përgjuar diplomatët e saj por edhe vet shefin e diplomacisë Ivica Daçiç. E përditshmja serbe Blic shkruan se në misionin e përgjimit janë përfshirë edhe fuqitë e jashtme.

Shefi i diplomacisë serbe Ivica Daçiç ka thënë se personalisht atij nuk i pengon përgjimi, pasi atë çka e flet në telefon e thotë edhe publikisht. Ai madje konfirmoi se edhe më parë ka pasur veprime të inteligjencës, por se kohën e fundit ka pasur urdhra që këto veprime të forcohen.

Daçiqi u ka thënë mediave se Serbia nuk ka ndërmarrë asgjë kundër Maqedonisë, madje as në periudhat kur në këtë të fundit kishte protesta çdo ditë. Ai ka thënë se vendimi i Serbisë për tërheqjen e personelit nga ambasada është mesazh për t’i treguar Shkupit se dimë gjithçka që ata janë marrë vesh, gjë e cila thotë se nuk u bëhet miqve.

Daçiç sot edhe një herë kërcënoi me mos njohjen e emrit kushtetues të Maqedonisë, nëse vendi mbështetë anëtarësimin e Kosovës në UNESCO.

“Unë mund të ju them se ne dimë gjithçka, ne dimë se çfarë vendimi kanë marrë ata, çfarë punojnë e çfarë do të punojnë. Ata duhet të kuptojnë se ne dimë gjithçka. Serbia dëshiron ta qetësojë situatën e re të krijuar me Maqedoninë, e cila nuk bazohet në supozime, por në fakte të vërtetuara pa hamendje të cilat flasin për ofenzivë të forcuar të kundër Serbisë- tha Ivica Daçiq, Ministër i Jashtëm i Serbisë”, tha ai.

Për të diskutuar për zhvillimet e fundit mes dy vendeve presidenti serb Vuçiç nesër pritet të realizojë bisedë telefonike me kryeministrin e Maqedonisë Zoran Zaev ndërsa një bisedë telefonike do të realizojnë edhe dy ministrat e jashtëm Daçiç dhe Dimitrov, transmeton AlsatM.

Duke komentuar situatën e krijuar, zv/kryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani tha se është akoma herët për të folur për çështjen e UNESCO-s.

“Jemi në kontakt me Republikën e Kosovës. Ata na informuan se nuk kanë aplikuar për UNESCO. Ne do të presim dhe në momentin kur do të kemi kërkesë nga Republika e Kosovës për përkrahje, natyrisht se do të kemi qëndrim”, deklaroi Bujar Osmani, zëvendëskryeministër për Çështje Evropiane.

Raportet mes dy vendeve u tensionuan dy vjet më parë kur Maqedonia kishte mbështetur anëtarësimin e Kosovës në UNESKO, për të vazhduar më pas me përfshirjen e një agjenti serb në protestat e dhunshme në Kuvend më 27 prill. Ndërsa një muaj më parë gjatë një fjalimi në Athinë, shefi i diplomacisë serbe, Daçiç tha se Beogradi bëri gabim që e njohu Maqedoninë me emrin kushtetues.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?