Daçiq reagon ashpër ndaj Maqedonisë: I dimë të gjitha që i bën kundër nesh

Daçiq reagon ashpër ndaj Maqedonisë: I dimë të gjitha që i bën kundër nesh

Zëvendëskryeministri dhe ministër i Punëve të Jashtme i Serbisë Ivica Daçiq, deklaroi sot se vendimi që të tërhiqet i tërë personeli nga Ambasada në Maqedoni paraqet porosi deri te Shkupi se Beogradi “di gjithçka që kanë dakoruar dhe për çka janë marrë vesh” dhe kjo, siç theksoi, “është diçka që nuk iu bëhet miqve”. Por […]

Zëvendëskryeministri dhe ministër i Punëve të Jashtme i Serbisë Ivica Daçiq, deklaroi sot se vendimi që të tërhiqet i tërë personeli nga Ambasada në Maqedoni paraqet porosi deri te Shkupi se Beogradi “di gjithçka që kanë dakoruar dhe për çka janë marrë vesh” dhe kjo, siç theksoi, “është diçka që nuk iu bëhet miqve”.

Por edhe krahas kësaj, thekson Daçiq, Serbia dëshiron marrëdhënie të mira me të gjitha shtetet e rajonit për shkak të paqes dhe stabilitetit.

“Serbia dëshiron ta qetësojë situatën e sapokrijuar me Maqedoninë e cila nuk bazohet në supozime, por në fakte të konfirmuara pa mëdyshje të cilat flasin për veprimin e përforcuar ofensiv ndaj Serbisë”, deklaroi Daçiq për televizionin serb “Pink”, transmeton MIA.

Paralajmëroi se për situatën e sapokrijuar, presidenti serb Aleksandar Vuçiq nesër përmes telefonit do të bisedojë me kryeministrin e Maqedonisë Zoran Zaev, ndërsa ai do të dëgjohet me kolegun e tij të Maqedonisë Nikolla Dimitrov. Edhe kryeministrja Ana Bërnabiq do të ketë rast të bisedojë me Zaevin në një tubim ndërkombëtar të planifikuar për në ditët në vijim.

Sipas Daçiq, Serbia ishte shumë korrekte dhe konstruktive dhe nuk është përzier në punët e brendshme të Maqedonisë, madje edhe, siç thotë, në kohërat me turbulenca kur kishte protesta të përditshme.

“Nuk ekziston asgjë në bazë të çka do të mund të konfirmohet se Serbia në cilën do mënyrë ka ndërmarrë diçka kundër interesave të Maqedonisë. Përkundrazi, kishim parasysh se kjo është republikë e ish-Jugosllavisë, vazhdimësinë e të cilës Serbia e vazhdoi me Maqedoninë”, thotë shefi i diplomacisë serbe.

Për paralajmërimet nga Shkupi se Maqedonia do t’i ndjekë shumicën e shteteve të BE-së në lidhje me kandidaturën e Kosovës për anëtarësim në UNESKO, Daçiq theksoi se përderisa Beogradi e ndjek qëndrimin e BE-së atëherë do të mund ta anulojë vendimin paraprak dhe ta njohë Maqedoninë me emrin që e shfrytëzon Brukseli, dhe ai është IRJM.

“Jemi shumë të qartë kur themi se dëshirojmë të kemi marrëdhënie të mira fqinjësore me Maqedoninë, por ata duhet të bazohen në parimet e reciprocitetit. Ajo është si ju me ne, ashtu edhe ne me ju”, deklaroi nënkryetari i Qeverisë serbe dhe ministër i Punëve të Jashtme Ivica Daçiq.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?