Çmimi i gomarit arrin majat, ja sa kushton

Çmimi i gomarit arrin majat, ja sa kushton

Punimi i tokës në Shqipëri, ka ardhur duke u mekanizuar vit pas viti dhe nevoja për të përdorur kafshë për plugim dhe transport rrjedhimisht është ulur. Shtimi i traktorëve, minitraktorëve dhe autokombajnave ka zëvendësuar me kalimin e viteve kaun, kalin, mushkën, gomarin. Të mos qenurit më të nevojshme, ka sjellë “zhdukjen” e disa kafshëve, që […]

Punimi i tokës në Shqipëri, ka ardhur duke u mekanizuar vit pas viti dhe nevoja për të përdorur kafshë për plugim dhe transport rrjedhimisht është ulur. Shtimi i traktorëve, minitraktorëve dhe autokombajnave ka zëvendësuar me kalimin e viteve kaun, kalin, mushkën, gomarin.

Të mos qenurit më të nevojshme, ka sjellë “zhdukjen” e disa kafshëve, që tradicionalisht kanë qenë të lidhura ngushtë me bujqësinë. Gomerët janë një prej këtyre kafshëve, të cilat hasen gjithmonë e më rrallë.

Numri i njëthundrakëve në vendin tonë, ku përfshihen gomerët dhe kuajt, prej vitit 2001 është përgjysmuar. Nëse dikur numëroheshin 194 mijë thundrakë, sot ky numër është 91 mijë, shkruan Scan.

Gomerët dhe mushkat janë më pak se 60 mijë në vitin 2015, krahasuar me 127 mijë në vitin 2001.

Ulja e numrit të këtyre kafshëve ka ndikuar negativisht sidomos për fermerët e vegjël, të cilët nuk kanë kushte për të modernizuar mënyrën e punimit të tokës. Çmimi i gomerëve vitet e fundit është thuajse dyfishuar, ndërsa në disa zona thuhet me shaka se ka arritur në 1 mijë euro.

Zvogëlimi i “popullatës” së kësaj kafshe është një fenomen që ka ndodhur më herët në vendet sot ku bujqësia është mekanizuar plotësisht, por edhe në rajone të tjera si Azia Qendrore dhe Afrika.

Në ndryshim nga Shqipëria, arsyeja kryesore është kërkesa e lartë nga Kina për xhelatinën e lëkurës së gomarit, të njohur si “ejiao”. Kjo e fundit është një përbërës në mjekësinë tradicionale kineze, e cila është shumë popullore në vend.

Xhelatina mendohet të ketë veti kuruese dhe përdoret për të trajtuar mes të tjerash kollën e thatë dhe aneminë. Ajo përzihet me fryta pylli e arra dhe konsumohet si ëmbëlsirë.

Kërkesa në Taxhikistan është aq e lartë saqë njerëzve po u vidhen gomerët, e transportohen drejt Kinës përmes Kirgistanit.

Në Kinë, numri i gomerëve nga 11 milionë në vitin 1990 ka rënë në 6 milionë. E frikësuar nga një rënie e tillë, disa shtete në Afrikë kanë vendosur një ndalim eksportesh të kësaj kafshe.

Kështu, zhvlerësimi i forcës së gomerëve, po shfaros atë që dikur ishte lokomotiva e bujqësisë.

Nëse i referohemi statistikave zyrtare të shtetit shqiptar, nëse doni të shihni një gomar këto ditë, duhet të shkoni medoemos në Korçë, Fier ose Elbasan, të paktën derisa të vijnë edhe tek ne oferta për lëkurën e tyre.

Të ngjashme
Krijesa e çuditshme që ‘shkëlqen në errësirë’, fotografohet në Australi për herë të parë

Krijesa e çuditshme që ‘shkëlqen në errësirë’, fotografohet në Australi për herë të parë

Cilat janë mënyrat sekrete se si qentë komunikojnë me pronarët e tyre?

Cilat janë mënyrat sekrete se si qentë komunikojnë me pronarët e tyre?

Testamenti i pazakontë i një biznesmeni: Pas vdekjes time, hidhni dollarë nga qielli

Testamenti i pazakontë i një biznesmeni: Pas vdekjes time, hidhni dollarë nga qielli

Nexhmedin Spahiu: Ismail Qemaili e ka çu, Isa Boletini e ka puthë (VIDEO)

Nexhmedin Spahiu: Ismail Qemaili e ka çu, Isa Boletini e ka puthë (VIDEO)

Pordhi në aeroplan, pasagjeri detyrohet të largohet nga fluturimi

Pordhi në aeroplan, pasagjeri detyrohet të largohet nga fluturimi

Përplasja e Big-ave: Bigu i Shqipërisë i mëshon Bigut të Kosovës

Përplasja e Big-ave: Bigu i Shqipërisë i mëshon Bigut të Kosovës

Ermal Panduri shkel Kushtetutën: Vjen me urim të guximshëm për 28 Nëntorin

Ermal Panduri shkel Kushtetutën: Vjen me urim të guximshëm për 28 Nëntorin

Kishku dhe buallica në qendër të Prishtinës: Pamje prekëse për gjeneratat e viteve 90’të 😛

Kishku dhe buallica në qendër të Prishtinës: Pamje prekëse për gjeneratat e viteve 90’të 😛

E pazakontë! Qeni futet për të ngrënë suxhuk brenda një marketi në Ferizaj

E pazakontë! Qeni futet për të ngrënë suxhuk brenda një marketi në Ferizaj

Për shkak të vapës, moderatori austriak lag veten live

Për shkak të vapës, moderatori austriak lag veten live

Jepini një puthje sepse sot është Dita Botërore e Puthjes

Jepini një puthje sepse sot është Dita Botërore e Puthjes

Kryeministri Kurti përdorues i dobët i telefonit: Video nga kerri e dëshmon këtë

Kryeministri Kurti përdorues i dobët i telefonit: Video nga kerri e dëshmon këtë

“Isha i uritur, nuk kisha ngrënë mëngjes”, vizitori i muzeut ha bananen e ekspozuar si pjesë e instilacionit artistik

“Isha i uritur, nuk kisha ngrënë mëngjes”, vizitori i muzeut ha bananen e ekspozuar si pjesë e instilacionit artistik