Çka i kërkoi Kadri Veseli Ilir Dedës? (Foto)

Çka i kërkoi Kadri Veseli Ilir Dedës? (Foto)

Pas përfundimit të seancës së Kuvendit të Kosovës, ku koalicioni PAN nuk i kishte numrat për ta zgjedhur Kadri Veselin kryeparlamentar, ky i fundit i është ofruar deputetit të “Alternativës”, Ilir Deda. Fotoreporteri i “Zërit”, ka fotografuar Veselin dhe deputetin e koalicionit LAA duke biseduar në hollin e Kuvendit. Gazeta “Zëri”, ka kontaktuar deputetin Ilir […]

Fotoreporteri i “Zërit”, ka fotografuar Veselin dhe deputetin e koalicionit LAA duke biseduar në hollin e Kuvendit.

Gazeta “Zëri”, ka kontaktuar deputetin Ilir Deda i cili tha se me Veselin kane biseduar vetëm për situatën e paqëndrueshëm në Kuvendin e Kosovës.

“Kemi biseduar për situatën e paqëndrueshme në Kuvendin e Kosovës”, ka thënë ai.
I pyetur nëse Veseli i ka kërkuar diçka, Deda ka mohuar që Veseli t’i ketë bërë ndonjë kërkesë.

”Jo nuk ka pas ndonjë kërkesë, ka pasur vetëm shkëmbim të mendimeve”, ka përfunduar Deda.

Të fundit
Të ngjashme