Çitaku: E tronditur me summin brutal ndaj Vitore Stavilecit

Për sulmin që ka ndodhur sot ndaj bashkëshortes së ministrit të PDK-së, Blerand Stavileci ka reaguar edhe Vlora Çitaku, ambasadorja amerikane në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përmes një statusi në Facebook. Çitaku është shprehur e tronditur me sulmin ndaj zonjës Stavileci, teksa ka kërkuar nga organet e rendit që sa më shpejt ta zbardhin […]
Për sulmin që ka ndodhur sot ndaj bashkëshortes së ministrit të PDK-së, Blerand Stavileci ka reaguar edhe Vlora Çitaku, ambasadorja amerikane në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përmes një statusi në Facebook. Çitaku është shprehur e tronditur me sulmin ndaj zonjës Stavileci, teksa ka kërkuar nga organet e rendit që sa më shpejt ta zbardhin këtë rast, shkruan Periskopi.
Statusi i plotë në Facebook:
E tronditur me sulmin brutal ndaj Vitorie Metaj Stavilevcit. Shpresoj që organet e rendit ta zbardhin sa më parë dhe kryesit të dalin para drejtësisë.
E tmershme dhe e papranueshme që dhuna, rrahja, të kthehen në normë dhe formë të komunikimit mes nesh.
Zonjës Stavileci i uroj shërim të shpejtë.
#JoDhunës












