Cilat shtete mbështesin Korenë e cilat Amerikën në rast lufte?

Cilat shtete mbështesin Korenë e cilat Amerikën në rast lufte?

Ditëve të fundit është shënuar një rritje e një konflikti të mundshëm mes Koresë Veriore dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në rast të një luftë të mundshme mes këtyre shteteve, Korea Veriore ka gjetur një mbështetës, por a mundet që Gjermania dhe anëtarët e tjerë të NATO-s të detyrohen të luftojnë për Trump-in? Mes […]

Mes rritjes së diskutimit të mundësisë së konfliktit të hapur mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Koresë së Veriut, vendet kanë filluar të afirmojnë pozicionet e tyre në rast se dhuna shpërthen në Gadishullin Korean apo diku tjetër.

Për momentin Koreja e Veriut ka gjetur mbështetësin e saj atë të Kinës, por me disa kushte.

“Nëse ShBA dhe Koreja e Jugut kryejnë sulme dhe përpiqen të përmbysin regjimin e Koresë së Veriut dhe të ndryshojnë sistemin politik në Gadishullit Korean, Kina do t’i ndalojë ata”, thuhet në një artikull të Global Times.

Megjithatë, artikulli në fjalë nuk rekomandon një mbështetje gjithëpërfshirëse të Pekinit për Phenianin në të gjitha rrethanat e mundshme.

Kryeministri australian Malcolm Turnbull tha të premten për radio stacionin Melbourne 3AW se Uashingtoni “nuk ka aleat më të fortë se Australia”, raportoi “Deutsche Welle”, transmeton Periskopi.

Roh Jae-cheon, zëdhënësi i shefit të Shtabit të Lidhjeve të Koresë së Jugut, tha të enjten se Uashingtoni dhe Seuli janë të përgatitur që të “dënojnë menjëherë dhe në mënyrë të ashpër” provokimet nga Pheniani.

Ndërsa zyrtarët gjermanë kanë paralajmëruar për “situatën shumë serioze” që po zhvillohet midis aleatëve të saj dhe Koresë së Veriut, Berlini ende nuk e ka konfirmuar për një mbështetje ndaj Amerikës.

Me fjalë të tjera për momentin si përkrahës në rast të një lufte ndërmjet Koresë Veriore dhe Amerikës, Kina do e mbështesë Korenë Veriore.

Në anën tjetër Amerikën deri më tash si mbështetës të fortë e ka Korenë Jugore, Japoninë dhe Australinë./Periskopi/

 

Infografik Militärisches Kräfteverhältnis in Ostasien ENG

 

Infografik North Korea's missile ranges

 

 

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?