Çfarë po kërkon Gaxheri nga LDK për zgjidhjen e situatës ne vend?

Çfarë po kërkon Gaxheri nga LDK për zgjidhjen e situatës ne vend?

Ultimatumi apo thirrja prej 10 ditësh kohë që ja u dha kreu  i AKR-së, Behgjet Pacolli dy partive parlamentare, LDK-së dhe VV-së  në mënyrë që të reflektojnë për mundësinë e zgjedhjes sa më të shpejtë të krijimit të institucioneve në vend, ka nxitur reagime të shumta. Deputetët e partisë së Isa Mustafës s’e vlerësojnë si […]

Ultimatumi apo thirrja prej 10 ditësh kohë që ja u dha kreu  i AKR-së, Behgjet Pacolli dy partive parlamentare, LDK-së dhe VV-së  në mënyrë që të reflektojnë për mundësinë e zgjedhjes sa më të shpejtë të krijimit të institucioneve në vend, ka nxitur reagime të shumta.

Deputetët e partisë së Isa Mustafës s’e vlerësojnë si ultimatum një gjë të tillë. Mirëpo, të njëjtit, po insistojnë që Pacolli do qëndrojë besnik brenda koalicionit të LAA-së.

Në një prononcim për “Indeksonline”, deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besa Gaxheri ka thënë se partia e tyre duhet të jetë e vetëdijshme.  Sipas saj, LDK duhet të bëjë zgjidhje për krizën institucionale të vendit.

Ajo ka thënë se tash vërtet  çdo ditë e më shumë Kosova po thellohet prej ngërçit në një krizë politike të thellë e cila edhe është prit që të ndodhë.  Gaxheri  konsideron se thirrja apo ultimatumi i z.Pacolli nuk është i vërtetë pasi që për këtë i njëjti është  i vetëdijshëm se nuk mund ti jap askujt ultimatum.

Më tej, deputetja e partisë së Mustafës thotë se për vlerësimin e ultimatumit të Pacollit më së miri e japin përgjigjen organet e drejtësisë së partisë së tyre.

“Unë e konsiderojë mënyrën qysh ai është shprehur për një kërkesë apo një thirrje për të gjitha partitë politike që e sheh veten në atë pozicion që të mundohet të përpjekjet për të bërë zgjedhje. Unë nuk mendoj se ai ka bërë ndonjë ultimatum në të kundërtën janë organet e partisë që japin përgjigjen  në qoftë se vërtet është ultimatum. Por unë konsiderojë se  LDK vërtet duhet të mbledh mendjen dhe ta bëjë  zgjidhjen e çështjeve të kësaj krize që është çdo ditë shumë e dëmshme për qytetarët e vendit”, është shprehur Gaxheri për ‘Indeksonline’.

E, pyetur rreth mundësisë që mund ti braktisë Pacolli dhe t’i bashkohet koaliconit PAN për një qeverisje të përbashkët, Gaxheri thotë se nuk mund të paragjykojnë për të ardhmën dhe se deri tani ai nuk i është deklaruar LDK-së për një gjë të tillë.

“Nuk mundemi të paragjykojmë për të ardhmen, ato çka edhe deklarohet zotëri Pacolli tek grupi ynë parlamentar është që ai do t’i qëndrojë besnik koalicionit, ndërsa se çka vepron  nesër jo vetëm AKR-ja por secili deputet nuk mundet të paragjykojë. Deri tash AKR-ja  është pjesë e koalicionit me Lidhjen Demokratike të Kosovës”, ka përfunduar ajo./Indeksonline/A.Beka/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?