Capussela: Ja kush e instaloi ‘elitën kriminale’ në Kosovë

Capussela: Ja kush e instaloi ‘elitën kriminale’ në Kosovë

Një ish-zyrtar i misionit evropian në Kosovë Andrea Kapusela, tha se EULEX-i ka heshtur në lidhje me krimin në krye të Kosovës dhe se gabimet e tij lejuan instalimin e “elitës kriminale” në Kosovë. Kapusela, i cila nga vitit 2008 deri në vitin 2011 punoi në Zyrën Civile Ndërkombëtare në Kosovë, tha se efekti i […]

Një ish-zyrtar i misionit evropian në Kosovë Andrea Kapusela, tha se EULEX-i ka heshtur në lidhje me krimin në krye të Kosovës dhe se gabimet e tij lejuan instalimin e “elitës kriminale” në Kosovë.

Kapusela, i cila nga vitit 2008 deri në vitin 2011 punoi në Zyrën Civile Ndërkombëtare në Kosovë, tha se efekti i EULEX-it në Kosovë është shkatërrues, një situatë më e keqe se para ardhjes së këtij misioni,  transmeton “Zeri.info”.

Ai për të përditshmen serbe “Politika”, ka deklaruar se nuk ka pasur presion nga Brukseli për të përmbushur objektivat për të cilat është krijuar misioni, të tilla si sundimi i ligjit dhe lufta kundër korrupsionit, por është krijuar një iluzion i vërtetë se po bëhet diçka e dobishme, por EULEX-i i është qasur detyrës me të njëjtën neglizhencë sikurse Unmik-u më herët.

Kapusela në librin e tij “Shtetndërtimi në Kosovë”, ka thënë se dështimet e EULEX-it quan në inaugurimin e elitave kriminale në Kosovë.

“Kur EULEX-i filloi punën, Kosova sapo kishte shpallur pavarësinë. Qëndrimi ishte se një sulm ndaj elitës do të krijonte probleme politike. Ata mund të vazhdonin me korrupsionin dhe krimin e organizuar, dhe askush nuk ngriti gishtin drejt tyre”, tha Kapusela.

Ai vuri në dukje se shtypja e krimit të lartë ishte e rrezikshme për shkak të mundësisë që elita politike e Kosovës të kundërpërgjigjet.

“Në këtë situatë, oficerët e misioneve ndërkombëtare nuk ishin të motivuar për t’u marrë me detyrën e tyre. Kjo ishte e vërtetë edhe për misionin tim. Ne nuk kemi pasur të drejtë të dërgojmë dikë në burg, por kemi qenë në gjendje për të liruar, nuk i kemi përdorur mundësitë tona sepse ishte më i lehtë opsioni i heshtjes”, tha Kapusela.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?