“Bota është një vend i tmerrshëm për të qenë një grua”, rrëfimi i një gruaje të abuzuar seksualisht

Një shkrimtare dhe aktivise braziliane feministe e quajtur Clara Averbuck, thotë se është sulmuar seksualisht nga një shofer në Sao Paulo, me ç’rast ajo ka nisur një fushatë online pas shkrimit dhe postimit të sulmit. Postimi në Twitter për sulmin ndaj saj, Clara Averbuck është e fundit që ka filluar një seri protestash digjitale për […]
Postimi në Twitter për sulmin ndaj saj, Clara Averbuck është e fundit që ka filluar një seri protestash digjitale për të denoncuar dhunën kundër grave, raportoi The Guardian, transmeton Periskopi.
“Ajo që ndodhi është ajo që ndodh me qindra mijëra gra braziliane”, tha Averbuck.
“Kjo është një situatë e përditshme, nuk është vetëm një sulm i përkohshëm”, theksoi ajo.
Averbuck ka një plagë në fytyrën e saj si rezultat i dhunës që është përdorur kundrejt saj. Ajo ende nuk ka vendosur nëse do të raportojë sulmin në polici.
Ajo tha se si një aktiviste ajo ka qenë dëshmitare e trajtimit të grave që raportojnë sulme të tilla dhe gjithashtu ato kanë frikë për të denoncuar rastin nga hakmarrjet e mundshme.
“Këto krime janë shumë të vështira për t’u denoncuar”, tha ajo.
“Ne kemi rast kur nuk mund të dëshmosh materialisht, kjo mund të kthehet kundër jush, agresori mund të iu padisë ju. Kjo ka ndodhur me gra të ndryshme. Kjo është shumë e zakonshme në këtë sistem”, u shpreh ajo.
Averbuck ishte një nga blogerët e parë në Brazil që u bë e famshme dhe prej atëherë ka botuar shtatë libra, katër prej të cilëve janë romane. Ajo gjithashtu drejton faqen feministe “Vendi i Një Gruas”.
Ajo tha se ishte në një festë në São Paulo të dielën, kur miqtë thirrën një taksi për ta marrë atë në shtëpi. Kur ai iu afrua ndërtesës së saj, shoferi u tërhoq në një rrugë të errët dhe e sulmoi atë.
Të hënën në mëngjes, ajo tregoi për sulmin në Facebook.
“Bota është një vend i tmerrshëm për të qenë një grua”, shkruante ajo në Facebook.
Në vitin 2013, më shumë se 4500 gra u vranë në Brazil.
Sipas një studimi të publikuar në mars nga Instituti i Vrojtimit “Datafolha” thotë se, 29% e grave braziliane kishin pësuar dhunë verbale, fizike ose psikologjike gjatë vitit të kaluar, por 52% e tyre zgjodhën të qëndronin në heshtje.
“Mashkulli është ndërtuar mbi dhunën, mbi dominimin dhe nënshtrimin e asaj që është femërore”, tha Averbuk.
Një lëvizje feministe në rritje gjithnjë e më shumë ka përdorur mediat sociale për të luftuar kundër abuzimit ndaj femrës./Periskopi/














