Bosi i Samsung’ut dënohet me 5 vjet burg për korrupsion

Një Gjykatë në Korenë e Jugut ka dënuar me pesë vjet burg për korrupsion pronarin miliarder të Kompanisë “Samsung”, Lee Jae Yong, transmeton Periskopi. Lee ishte akuzuar për ryshfet, andaj rrezikonte deri në 12 vjet burg. “Nëndrejtori i kompanisë Samsung, Lee Jae-yong u akuzua në shkurt për ofrimin ose premtimin e një ryshfeti prej 38 […]
Lee ishte akuzuar për ryshfet, andaj rrezikonte deri në 12 vjet burg.
“Nëndrejtori i kompanisë Samsung, Lee Jae-yong u akuzua në shkurt për ofrimin ose premtimin e një ryshfeti prej 38 milionë dollarësh ndaj Choi Soon Sil, një mike e ngushtë e presidentes së Koresë së Jugut, Park Geun Hye, të akuzuar për korrupsion”, njoftojnë mediat e huaja.
Lee dyshohet se është mbështetur nga qeveria për të bashkuar dy njësi të biznesit Samsung në 2015 në këmbim të parave.
Gjithashtu, ai akuzohet për përvetësim, fshehjen e pasurive jashtë shtetit, fshehjen e të ardhurave kriminale dhe dëshmi të rreme.
Prokurorët kishin kërkuar deri në 10 vite burg për katër menaxherët e tjerë të Samsung, si pjesë e një skandali më të gjerë korrupsioni që ka tronditur nivelet më të larta të politikës së Koresë së Jugut.
Samsung është një kompani gjigante e Koresë së Jugut që merret me prodhimin e produkteve elektronike./Periskopi












