Blick: “zvicerani i integruar”, bën punën e misionarit në Kosovë

Blick: “zvicerani i integruar”, bën punën e misionarit në Kosovë

Kur para rreth dy muajsh, një televizion kosovar kishte prezantuar “emigrantin shembullor” nga Zvicra në Kosovë, 41 vjeçarin Kurt Trachsel, emisioni kishte bërë jehonë të jashtëzakonshme dhe ishte shpërndarë nga shumë media tjera, zvicerane dhe shqiptare. Kurt prezantohej si një bujk zviceran që kishte emigruar në Kosovë dhe krahas punës prej bujku, bënte edhe punë […]

Kur para rreth dy muajsh, një televizion kosovar kishte prezantuar “emigrantin shembullor” nga Zvicra në Kosovë, 41 vjeçarin Kurt Trachsel, emisioni kishte bërë jehonë të jashtëzakonshme dhe ishte shpërndarë nga shumë media tjera, zvicerane dhe shqiptare. Kurt prezantohej si një bujk zviceran që kishte emigruar në Kosovë dhe krahas punës prej bujku, bënte edhe punë humanitare. Ai e kishte mësuar në mënyrë të përsosur shqipen dhe prezantohej si njeri i integruar në mënyrë po ashtu të përsosur në mesin e shqiptarëve të Kosovës. “Ndërkaq, ajo që Kurt kishte heshtur me qëllim, thotë blick.ch., është puna e tij prej misionari të krishterizmit.”.

Sipas blick-ut, kjo “fasadë ka pëlcitur” kur gazetarët e kanë vizituar Kurtin në fshat. Të pyetur për shtëpinë e tij, fqinjët reagojnë të acaruar, transmeton albinfo.ch. “Kjo është sikur të pyesësh për shtëpinë e Bin Ladenit”, u thotë përkthyesi gazetarëve. Është kështu sepse banorët këtu mendojnë se Trachsel është një misionar i cili dëshiron t`i kthejë ata në krishterizëm, që është një tabu për këtë ambient mysliman.

Me të arritur në kompleksin e godinave të “Kurtit të Kosovës”, atmosfera acarohet. “Kurti nuk është këtu, mos fotografoni”, thërret një burrë, i cili duket se punon për Kurt Trachsel-in. Ndërsa kur flitet për godinën, ajo është një klinikë  e udhëhequr sipas parimeve të krishtera, për rehabilitimin nga varësia të të varurve nga droga.

Në bodrum të saj janë palosur me tonelata paketa për pica. “Këtu të varurit punojnë deri në 18 muaj”, thotë punëtori. Ata prodhojnë paketime, kryesisht për pica.

Ndërsa në listën e të punësuarve të kësaj qendre rehabilitimi shihet një grumbullim fanatikësh dhe misionarësh, përcjell albinfo.ch. Njëfarë Steve Beiler është në mesin e tyre, misionar aktiv i “Kishës së Nazarenëve”. Për terapi është përgjegjës Patrick Walser. Ky pedagog social është i afërm me kishën ungjillore baptiste në Buchwiesen. Kjo kishë propagandon kundër këngëtarit Justin Bieber dhe kundër seksit para martesës. Dhe, pikërisht kjo kishë është shumë aktive në Kosovë. “Një kishë tipike evangjeliste e lirë, me fokus të fortë misionar”, shprehet eksperti i sekteve, Georg Schmid.

Në portalin përkatës jesus.ch, Tracshel e thotë hapur: “Ne jemi te krishterë të bindur dhe përpiqemi që vlerat tona t`i përcjellim më tutje”.

Kështu, “Kurti i Kosovës” provon që të bëjë punën e misionarit me të sëmurët nga varësia e drogës, me më të dobëtit nga më të dobëtit. Mjeku i kësaj fushe, Philip Bruggmann thotë se kjo është një absurditet. “Përzierja e rehabilitimit nga droga me punën e misionarit është diçka e ndjeshme, pasi që pacientët në ketë rast vihen në një pozicion të vështirë jetësor”, transmeton albinfo.ch. Veç kësaj, pikërisht në rehabilitimin nga drogat e forta duhet të ketë mbikëqyrje të ngushtë mjekësore, thotë eksperti.

I përballur me akuzat, Trachsel përgjigjet me zë të ulët. Ai e thotë “ne të gjithë jemi të krishterë dhe financimi bëhet edhe nga organizatat religjioze”. Por cilat janë ato organizata saktësisht, ai nuk i di përmendësh. Dhe tashmë atij nuk i pëlqen vëmendja publike. “Ne këtu në çdo kohë mund të sulmohemi nga ekstremistët myslimanë”, thotë ai./ albinfo.ch

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?