Blerand Stavileci shkruan diçka për ndalimin e Shpend Ahmetit në Milano

Blerand Stavileci shkruan diçka për ndalimin e Shpend Ahmetit në Milano

Ministri i PDK-së, Blerand stavileci e ka komentuar ndalimin e të parit të Prishtinës, Shpend Ahmetit mbrëmë në aeroportin e Milanos, shkruan Periskopi. Stavileci ka kritikuar Shpendin se me para të taksapaguesve ka shkuar për ta parë ndeshjen Shkëndija –Milano, teksa Prishtinën e ka lënë si moçal. Postimi i plotë i Blerand Stavilecit në rrjetet […]

Ministri i PDK-së, Blerand stavileci e ka komentuar ndalimin e të parit të Prishtinës, Shpend Ahmetit mbrëmë në aeroportin e Milanos, shkruan Periskopi.

Stavileci ka kritikuar Shpendin se me para të taksapaguesve ka shkuar për ta parë ndeshjen Shkëndija –Milano, teksa Prishtinën e ka lënë si moçal.

Postimi i plotë i Blerand Stavilecit në rrjetet sociale:

Kur do duhej të ishte në krye të detyrës, iku prej punës dhe e la Prishtinën si moçal kundërmues prej shiut. Edhe biletën për në Milano sigurisht me taksa të prishtinasve e ka paguar. Ndërsa, në vend se të ndjehej i vonuar për t’u shërbyer qytetarëve, ai ndjehej i vonuar për ta parë lojën. Mbase i ka kompleksuar edhe policinë italiane dhe nuk i kanë besuar se është Kryetar i Prishtinës, kur ia kanë bërë “searching” dhe e kanë parë se Prishtinën e ka përmbytur shiu në po të njëjtën ditë!

Pra, menjëherë e kanë vërejtur papërgjegjësinë e tij dhe një i papërgjegjshëm edhe mashtron e gënjen.

Kur u raportua se ishte arrestuar, nisi menjëherë me metodologjinë perfide të Jahtit: Jo, nuk kam qenë/Jo, kam qenë! – duke përmendur këtë radhë “Maltretime të Shengenit”, një gënjeshtër tjetër e kulluar kjo, sepse, sipas asaj që vetë po e thotë, ai nuk është ndalur për verifikim vize, por për verifikim identiteti për shkak të ndonjë “red note” të Interpolit. Plus ky paska lëvizur edhe me pasaportë të Shqipërisë. Pra, as 10 orë nuk i zgjati gënjeshtra!

“Maltretimet e Shengenit”, të cilat këta i përdorin për t’i kamufluar gënjeshtrat e tyre, nuk do ekzistonin fare nëse do e votonin demarkacionin me Malin e Zi.

Shpend Ahmeti në spanjisht po më thonë qenka Pajaro Lobo, me kuptim: Zog Ujku!

Zog po, por ky i joni vetëm harabel dhe i vonuar!

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?