Blerand Stavileci i PDK-së akuzon Albin Kurtin për pazare

Blerand Stavileci i PDK-së akuzon Albin Kurtin për pazare

Blerand Stavileci, i PDK-së, i është kundërpërgjigjur Albin Kurtit, i cili më herët shkroi për pazaret politike. Stavileci ka thënë se edhe shndërrimi i Vetëvendosjes nga një levizje qytetare në parti ishte një pazar. “Ishte një pazar elektoral i orëve të fundit për t’ia mundësuar vetes, paraprakisht, një listë zgjedhore me partnerë. Pra, Kurti edhe […]

Stavileci ka thënë se edhe shndërrimi i Vetëvendosjes nga një levizje qytetare në parti ishte një pazar.

“Ishte një pazar elektoral i orëve të fundit për t’ia mundësuar vetes, paraprakisht, një listë zgjedhore me partnerë. Pra, Kurti edhe atëherë e dëshironte pazarin, por pazari siç duket nuk e dëshironte atë!”, ka thënë Stavileci.

Ky është statusi i plotë i Stavilecit:

Kur Kurti ia hedh vetes

Sikurse më parë, Albin Kurti edhe sot paska shpërfaqur logjikë të varfër demokratike.

Duke i përdredhur disa argumente për interesin e tij, ai si duket fare nuk paska marrë mësim nga 2014-ta.

Procesi i pluralizmit edhe mund të jetë lojë politike e forcave shoqërore, por pushtetet gjithmonë përcaktohen me Kushtetutë. Ky ishte leksioni që na dha të gjithëve Gjykata Kushtetuese në vitin 2014, sepse çdo shumicë jashtë rregullave dhe ligjeve është gjithmonë vetëm një shumicë e parregullt dhe e kundërligjshme.

Në fakt, Kurti nuk është i denjë as ta përmendë “shumicën”, sepse në anën e tij nuk është as pakica e mbetur parlamentare.

Kushtetuta, ligjet, rregulloret, çdokund janë themel i demokracisë, por këtij liderit të partisë Vetëvendosje kot ia përmendim këto, sepse i udhëhequr prej egos së sëmurë, logjika e tij gjithmonë ka qenë vetëm anarkiste.

E theksova “partisë”, meqë paska folur për pazare, sepse edhe shndërrimi i tyre nga një lëvizje qytetare në parti ishte një pazar. Ishte një pazar elektoral i orëve të fundit për t’ia mundësuar vetes, paraprakisht, një listë zgjedhore me partnerë.

Pra, Kurti edhe atëherë e dëshironte pazarin, por pazari, siç duket, nuk e dëshironte atë.

Pazar për tërë Vetëvendosjen ishte edhe tejkalimi i vetvetes dhe i gjithë asaj për të cilin Kurtin e ndiqnin verbërisht njerëzit e tij.

Me vite të tëra u ofroi sakrificë, vetëmohim dhe aksione luftarake atyre. Ndërsa, tash kur në njërën dorë kishte “karamelen e pushtetit”, ai mori rrugën për në pazarin tjetër, atë të gjetjes së partnerit, por kjo dalje në pazar ishte fatale për të. Edhe pse i proklamuar si “produkt vendor”, ai as nuk po gjen partner, e madje as LDK-ja nuk po e dëshiron.

Thjesht, nuk ka asgjë për t’u çuditur me Kurtin, sepse duke bashkëjetuar me hipokrizinë gjithmonë kështu ia hedh vetes!

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?