BIK-u i drejtohet besimtarëve për therjen e kurbanëve

BIK-u i drejtohet besimtarëve për therjen e kurbanëve

Bashkësia Islame e Kosovës me anë të një njoftimi për media bën apel tek besimtarët që mos të bien pre e disa individëve në lidhje me therjen e kurbanëve. Sipas BIK therja e kurbanëve bëhet sipas dispozitave fetare dhe në thertoret e licencuara. “Kryesia e BIK ka formuar Komision të veçantë, i cili merret me […]

Bashkësia Islame e Kosovës me anë të një njoftimi për media bën apel tek besimtarët që mos të bien pre e disa individëve në lidhje me therjen e kurbanëve.

Sipas BIK therja e kurbanëve bëhet sipas dispozitave fetare dhe në thertoret e licencuara.

“Kryesia e BIK ka formuar Komision të veçantë, i cili merret me organizimin dhe mbikëqyrjen e aksionit për grumbullimin e mjeteve për therjen e kurbanëve. Mirëpo, Kryesia e BIK është e shqetësuar me veprimin e disa individëve  që po grumbullojnë mjete nga besimtarët në emër të therjes së kurbaneve”, thuhet në njoftimin e BIK.

Më tej, Bashkësia Islame njofton besimtarët dhe të gjithë të interesuarit që duan të bëjnë porosi për therjen e kurbanit që këtë ta bëjnë në kapacitet individual ose të porosisin therjen në institucionin e BIK, “sepse për të ther kurban në kuptimin e plotë të fjalë së pari duhet plotësuar kriteret fetare që kërkohen me dispozitat e fesë”.

“Fjala është këtu për kafshën që do të theret për kurban. Po ashtu, organizimi për therjen e kurbanit kërkon edhe plotësimin e kushteve të parapara me ligjet në fuqi për të ruajtur shëndetin publik. Therja e kurbanëve duhet të behet në thertoret të cilat i plotësojnë kushtet higjienike dhe të sigurisë ushqimore të parapara sipas standardeve hallall dhe jenë të nën mbikëqyrje nga veterinarët dhe teknologët ushqimorë“, thuhet më tej në njoftimin e BIK.

Gjithashtu, kafsha e cila synohet të theret duhet të këtë paraprakisht raport shëndetësor dhe patjetër të kontrollohet nga veterinari para therjes.

“Apelojmë te besimtarët që të mos bien në lajthitje nga individë të ndryshëm kur është fjalë për therjen e kurbanit, sepse duhet pasur parasysh që kurbani është dispozitë fetare, por në të njëjtën kohë duhet të jenë të përgjegjshëm që therja  të bëhet duke respektuar në tërësi parimet e fetare dhe kushtet higjeno-sanitare”, shkruhet në njoftim.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?