Bie nataliteti në Kosovë

Bie nataliteti në Kosovë

Mesatarja e lindjeve brenda 24 orëve, në Klinikën Gjinekologjike Obstetrike, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, është rreth 35 foshnje bëjnë të ditur zyrtarët shëndetësorë. Gjatë vitit 2016, në këtë Klinikë kanë lindur 10 mijë e 400 foshnje. Myrvete Paçarada, drejtoreshë e kësaj Klinike, thotë për Radion Evropa e Lirë se në nivel të Kosovës […]

Mesatarja e lindjeve brenda 24 orëve, në Klinikën Gjinekologjike Obstetrike, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, është rreth 35 foshnje bëjnë të ditur zyrtarët shëndetësorë. Gjatë vitit 2016, në këtë Klinikë kanë lindur 10 mijë e 400 foshnje.

Myrvete Paçarada, drejtoreshë e kësaj Klinike, thotë për Radion Evropa e Lirë se në nivel të Kosovës ka rënie të natalitetit, por jo edhe në Klinikën Gjinekologjike, meqë ajo është qendër referente për gjithë vendin.

“Vitin e kaluar numri i lindjeve ka qenë 10 mijë e 400 foshnje, që krahasuar me vitin paraprak ka shënuar ngritje. Por, unë mendoj që në kuadër të Kosovë kemi rënie të natalitetit, ndonëse ne nuk kemi të dhëna të sakta”.

“Ndryshe gjatë 24 orëve, lindin rreth 35 foshnje. Në muajt e verës jemi të ngarkuar për shkak të referimit nga gjitha spitalet regjionale në QKUK”, thotë Paçarada.

Por, në bazë të raportit perinatal, që e posedon zyra e Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Kosovë, që lansohet çdo vit nga Ministria e Shëndetësisë dhe Organizatat e Kombeve të Bashkuara, në vitin 2014 është shënuar rënie e natalitetit, e që ka qenë rreth 5 mijë lindje më pak. Po ashtu, edhe më pas, sipas këtyre raporteve për çdo vit janë raportuar nga 500 lindje më pak.

Këto informata i ka bërë të ditura Sami Uka, zyrtar për shëndetin e nënës dhe fëmijës në këtë organizatë.

“Për rënien e natalitetit nuk janë bërë studime, por mund të supozojmë se trendi i uljes së natalitetit prek secilin vend në zhvillim e po e prek edhe Kosovën”, thotë Uka.

Ndryshe, zyrtarë në Ministrinë e Shëndetësisë në Qeverinë në largim të Kosovës, kanë bërë të ditur se Kosova po shënon rënie të natalitetit nga viti në vit. Sipas tyre të dhënat që posedojnë, përgjatë 15 vjetëve është vërejtur rënie rapide e lindjeve ndërmjet viteve 2001 dhe 2003 për rreth 5,000 lindje më pak. Pastaj rënia sipas tyre ka vazhduar në mënyrë të qëndrueshme.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?