Bie interesimi i kosovarëve për turizëm në Shqipëri

Bie interesimi i kosovarëve për turizëm në Shqipëri

Ndryshe nga vitet e tjerë, kanë ardhur për të pushuar në Shqipëri rreth 180 mijë shqiptarë të Kosovës më pak se një vit më parë. Të dhënat janë publikuar nga INSTAT duke treguar një rënie prej 17 për qind të këtyre turistëve krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Për herë të […]

Ndryshe nga vitet e tjerë, kanë ardhur për të pushuar në Shqipëri rreth 180 mijë shqiptarë të Kosovës më pak se një vit më parë. Të dhënat janë publikuar nga INSTAT duke treguar një rënie prej 17 për qind të këtyre turistëve krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Për herë të parë që nga viti 2009 shumica e shqiptarëve të Kosovës refuzojnë ti kalojnë pushimet në Shqipëri. Treguesi kryesor janë shifrat e publikuara nga instituti I statistikave. Nga janari në korrik të këtij viti erdhën 182 mijë shtetas nga Kosova më pak se të njëjtën periudhë të një viti më parë, me një rënie prej 17%. Goditja fatale u dha në korrik ku tkurrja ishte me 33%. Në total hynë 297 mijë shtetas nga Kosova nga 444 mijë korrikun e një viti më parë.

E megjithatë përsëri janë shqiptarët e Kosovës që renditen të parët në listën e pushuesve që vijnë në Shqipëri.

Por rritjen më të lartë të hyrjeve të shtetasve të huaj në 7 muajt e parë të vitit e kanë shënuar italianët, me 66 mijë hyrje më shumë, Gjithsej me 182 mijë hyrje.  Shkak për këtë është bërë edhe jehona që i bënë Shqipërisë faqet e mediave italiane duke e krahasuar me Karaibet, ushqimeve të mira e të lira dhe njerëzve mikpritës.

Të dytët për rritjen më të lartë janë maqedonasit. madje këtë vit hyrjet e tyre u rritën me 20% për korrikun dhe 10% për 7 mujorin duke shënuar në total 342 mijë.

Surpriza e kësaj vere janë polakët. Kjo edhe për faktin që hotelet shqiptare u grupuan për të ofruar shërbime të gjitha të përfshira (all inclusive), një risi kjo për modelin shqiptar të turizmit. Por, pavarësisht rritjes së lartë, pesha e turistëve polakë mbetet shumë e ulët. Në shtatë muajt e parë kanë hynë në vend rreth 60 mijë polakë (gjysma e të cilëve erdhën në korrik), duke përbërë vetëm 2.2% të totalit të hyrjeve të shtetasve të huaj për periudhën në fjalë.

Rritje të lartë në vlerë absolute, por që mbeten të ulët në peshë, kanë shënuar këtë vit edhe zviceranët, anglezët, amerikanët.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?