Behgjet Pacolli sqarohet edhe njëherë: VV e LDK nuk e pritën një deklaratë të tillë

Behgjet Pacolli sqarohet edhe njëherë: VV e LDK nuk e pritën një deklaratë të tillë

Presidenti i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli ka sqaruar edhe njëherë qëndrimin e tij për ultimatumin 10 ditësh ndaj dy partive parlamentare, Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes “Vetëvendosje”. Në një intervistë për “Indeksonline”, Pacolli ka folur edhe rreth bashkëngjitjes eventuale të AKR-së me koalicionin PAN. “Unë jam në koalicion ku jam dhe aty […]

Në një intervistë për “Indeksonline”, Pacolli ka folur edhe rreth bashkëngjitjes eventuale të AKR-së me koalicionin PAN.

“Unë jam në koalicion ku jam dhe aty veprojë. Kam një kontratë me këtë koalicion, kemi një marrëveshje dhe jam duke respektuar në përpikëri këtë marrëveshje. Mirëpo, derisa të heshtim në këtë mënyrë komplikohet situata dhe bëhet e paqartë. Mua s’më pëlqejnë paqartësitë dhe nuk më konvenojnë”, thotë ai.

Më tej, presidenti i AKR-së ka treguar edhe rreth kërkesës që ia ka bërë partisë së Isa Mustafës dhe Visar Ymerit. Sipas tij, këto dy subjekte duhet të jenë më koncize sa i përket pozicionimit për të ardhmen.

“Deri tash nuk ka komunikim midis këtyre dy partive. I kam ftu liderët e tyre dhe të vendosin të rrinë në opozitë apo të përgatiten për një qeverisje ndryshe, kjo më intereson dhe mos të improvizohen gjërat”, është shprehur ai.

Ndërsa, lidhur me raportimet e disa mediave rreth ndarjes së posteve ministrore për partinë e Pacollit, ky i fundit thotë se s’ka diçka korrekte në këtë drejtim. “Harroje… Po them sinqerisht se s’ka asnjë diskutim rreth ndonjë kërkese. Nuk ka qenë temë e diskutimit me z.Haradinaj dje në shtëpinë time”, ka thënë ai, duke shtuar se e len të hapur bashkëpunimit eventual me PAN-in.

“Nuk e kam thënë por nuk dua ta paragjykojë rrugëtimin tim, por unë tani veprojë në kuadër të një koalicioni dhe qëndrimi im aty është shumë i përgjegjshëm. Konsiderojë se parteri i koalicionit duhet ta kuptojë se unë nuk jam një njeri që don të përfitojë prej kohës së humbur. Sendet duhet mu rendit njëra pas tjetrës ashtu siç duhet mu rendit i dy partive të cilat kanë mbet në opozitë. Duhet t’ia nisin të bisedojnë dhe t’i shikojnë a janë numrat dhe mbas asaj ta nisin harmonizimin e programit”, ka thënë ai.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?