Xhavit Haliti: Po t’i kishim votat do të shkonim në seancë

Xhavit Haliti: Po t’i kishim votat do të shkonim në seancë

Me gjithë deklarimet që janë bërë së fundi nga zyrtarë të PDK-së, se i kanë numrat për ta votuar kryetarin e Kuvendit, anëtari i kryesisë së PDK-së, Xhavit Haliti, ka deklaruar se ata nuk i kanë numrat, pasi po t’i kishin do të merrnin pjesë në seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës. Haliti  në një […]

Me gjithë deklarimet që janë bërë së fundi nga zyrtarë të PDK-së, se i kanë numrat për ta votuar kryetarin e Kuvendit, anëtari i kryesisë së PDK-së, Xhavit Haliti, ka deklaruar se ata nuk i kanë numrat, pasi po t’i kishin do të merrnin pjesë në seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës.

Haliti  në një intervistë , ka thënë se ende nuk dihet nëse PAN, do të marrë pjesë në seancën e së hënës, derisa ka shtuar se është në interes të vendit koalicioni me LDK-në.

“Është një situatë, nuk e di saktë se çfarë mund të ndodhë nesër, çfarë mund të sjellë e hëna, çfarë mund të sjellë java që po hyjmë, ndoshta mund të bëhen 61 vota. Mund të kaloj dikush këndej. Ne presim që të jemi të sigurtë në zgjedhjen e kandidaturave tona, edhe për parlamentin, edhe për qeverinë….Ne sikur t’i kishim votat të gjitha, ne do të futeshim në seancë të zgjidhnim kryetarin e Kuvendit dhe do ta caktonim seancën për ta zgjedhur kryeministrin, respektivisht Qeverinë. Ne kemi pasur një marrëveshje në bazë të informatave që kam dhe ka lëviz puna, dikush është tërhequr nga marrëveshja dhe tani po punohet të kemi një marrëveshje të re dhe t’i qëndrojmë asaj marrëveshje.. Nuk kam informacion kush me kënd bisedon sepse unë s’jam i ngarkuar dhe s’jam pjesë e grupit që zhvillon bisedime për koalicione”, tha ai.

Kurse, sa i përket pjesëmarrjes në seancën e së hënës, të thirrur nga kryesuesi, Adem Mikullovci, pa takimin konsultativ të cilin e ka kërkuar PDK-ja, Haliti thotë se ende nuk ka vendos partia nëse do të marrin pjesë, por thekson se është e drejtë e kryesuesit që të thërras seanca.

“S’mund të them që ai s’ka të drejtë të thërras seancën, ai ka të drejtë të thërras seancën, por unë besoj që kjo tryezë do të duhej të derivonte në një marrëveshje të përbashkët të grupeve parlamentare, respektivisht të partive ose në fund të fundit mund të derivonte një takim të përbashkët të kryetarëve të partive politike, të cilat do të gjenin një zgjidhje domosdo. Tani për tani nuk mund të them a do të marrim pjesë a jo, sepse është çështje e kryesisë së partisë, është çështje e organeve të partisë, të cilat mbi bazën e informatave që kanë sa i përket të hënës, me siguri që do të marrim një vendim të natyrshëm dhe domosdoshëm për të marrë pjesë ose për të mos marrë pjesë. Në qoftëse ka kushte të cilat janë evidente nga GP fitues i këtyre zgjedhjeve, atëherë me siguri që ne do të marrim pjesë por në qoftëse nuk është plotësuar asnjë kusht, i cili ka qenë në tryezën e bisedimeve dhe në qoftë se po shihet kryesuesi i vetë seancës që e ka ftuar mbledhjen dhe është rënë dakord, tani më thotë se s’ka më mbledhje konstituive, atëherë vendimin do ta marrë partia, kryesia e PDK-së”, tha ai.

Ndërsa e quan të padrejtë vendimin e Gjykatës Kushtetuese të vitit 2014, ku kryesuesi është i vetmi person që e udhëheq parlamentin, duke përjashtuar kryesinë e vjetër.

Haliti thotë se Kosova institucionet e saja mund t’i ketë shpejtë, por se interesat politike dhe të grupeve parlamentare tani për tani janë të pozicionuara kundër njëra-tjetrës dhe se është e vështirë që të jepet një vlerësim real.

Ai shtoi se është në interes të vendit koalicioni me LDK-në, e cila sipas tij, është interesuar ta zvarrit këtë proces deri pas zgjedhjeve lokale, atëherë dhe kur kjo parti mund të ndërrojë dhe qëndrim.

Haliti thekson se kandidati i vetëm i PDK-së për kryetar të Kuvendit, mbetet Kadri Veseli. Ndërsa kundërshtimin e partive tjera për ta votuar atë, e sheh si tentativë për të përfituar në kohë.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?