Bazaj sërish ‘kërcënon’ PDK, tregon çfarë do të bëjë nëse kandidohet Lladrovci

Bazaj sërish ‘kërcënon’ PDK, tregon çfarë do të bëjë nëse kandidohet Lladrovci

Njëri prej pretenduesve kryesorë për karrigen e të parit të Drenasit, Naim Bazaj, ka siguruar elektoratin e tij se do të kandidojë si i pavarur në zgjedhjet e 22 tetorit nëse Kadri Veseli vendos ta rikandidojë Ramiz Lladrovcin, shkruan sot, gazeta Zeri. Kryetarin aktual të Drenasit, Ramiz Lladrovci, e cilëson si një parashutist që kishte […]

Kryetarin aktual të Drenasit, Ramiz Lladrovci, e cilëson si një parashutist që kishte ateruar në mjedis të Drenasit pa e ditur askush dhe pa e njohur askush.

Madje, vendimin e Kadri Veselit që ta kandidojë Ramiz Lladrovcin për kryetar të Drenasit në zgjedhjet e jashtëzakonshme të dhjetorit të vitit 2016 e kishte krahasuar me kohën e Rankoviqit, kur, siç kishte thënë ai, “zarfin me emrin e atij që do të ishte kryetar i Komunës e sillte me tren”.

Naim Bazaj, njëri prej pretenduesve kryesorë për karrigen e të parit të Komunës së Drenasit në zgjedhjet e 22 tetorit të këtij viti, jashtëzakonisht i zhgënjyer me zhvillimet e fundit në Degën e PDK-së në Drenas, por edhe me “ndërskamcat”, e ka porositur PDK-në, Kadri Veselin dhe të gjithë ata që vendosin për Drenasin, për të ardhmen e Drenasit dhe për qytetarët e saj se me asnjë kusht nuk do të tërhiqet nga gara për kryetar në zgjedhjet e 22 tetorit.

Bazaj ka siguruar elektoratin e tij, shokët e luftës, miqtë dhe të gjithë ata që e kanë përkrahur në të gjitha zhvillimet nëpër të cilat ka kaluar Drenasi se nuk do t’i tradhtojë edhe një herë, siç kishte ndodhur në dhjetorin e vitit 2016 kur ishte tërhequr nga gara për kryetar të Drenasit, me “njëmijë lutje”, siç thotë ai, të Kadri Veselit dhe të udhëheqësve të PDK-së.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?