Bazaj: Humbëm në Skënderaj, PDK e ka të sigurtë humbjen edhe në Drenas

Bazaj: Humbëm në Skënderaj, PDK e ka të sigurtë humbjen edhe në Drenas

Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Naim Bazaj i cili është edhe kryesues i Kuvendit Komunal të Drenasit në një prononcim për KALLXO.com ka thënë se nuk do e përkrahë kandidaturën e Ramiz Lladrovcit për kryetar të Komunës. “Nuk po e dimë pse z. Veseli e ka kandidu Lladrovcin kur mezi e fituam herën e parë […]

Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Naim Bazaj i cili është edhe kryesues i Kuvendit Komunal të Drenasit në një prononcim për KALLXO.com ka thënë se nuk do e përkrahë kandidaturën e Ramiz Lladrovcit për kryetar të Komunës.

“Nuk po e dimë pse z. Veseli e ka kandidu Lladrovcin kur mezi e fituam herën e parë në balotazh edhe anëtarët e kryesisë shumica nuk ishin për të, aty për aty ai e vendosi. Na po e shohim që ai humbjen e ka edhe në Skenderaj edhe në Drenas, qashtu qysh e pat edhe në nivel të Kosovës, ku pat rënie të fuqishme”, tha Bazaj për KALLXO.com.

Madje Bazaj thotë se nuk është i vetëm në këtë rrugëtim, por se ka edhe shumë të tjerë që nuk do e përkrahin.

“Unë nuk do ta përkrah personalisht Lladrovcin e as shumë anëtarë të kryesisë nuk e përkrahin. I kemi lodhë edhe votuesit tonë kështu. Unë mendoj që PDK-ja do të humbë kësaj radhe, sepse nuk është i dëshiruar Lladrovci as nga qytetarët”, tha në mes tjerash Bazaj për KALLXO.com

I pyetur se pse nuk provoi që kësaj herë të dalë si kandidat i pavarur, Bazaj thotë se dëshiron të pushojë.

Ai nuk e përjashton mundësinë që grupi i tij që është kundër kandidimit të Lladrovcit ta përkrahë kandidaturën e Nismës për Kosovë në Drenas.

“Ne ende s’kemi vendosur se kë ta përkrahim në këto zgjedhje,  por absolutisht nuk do e përkrahim kandidatin e PDK-së, çka do që kam elektorat e që më dëgjon, nuk e përkrahim. Ka prej tyre që do e përkrahin Nismën për Kosovë, unë personalisht do dal një ditë tjetër të tregoj se kë do e përkrahi, por nuk është larg asaj që e mbështesim edhe kandidatin tjetër”, tha tutje Bazaj.

Ai vazhdon të jetë anëtar i Kryesisë së PDK-së, ndërsa thotë se ditëve të ardhshme do të shohë se çka do ndodhë.

PDK-ja i ka cilësuar si dy bastione të saj Drenasin dhe Skenderajn. Mirëpo në zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale që u mbajtën vitin e kaluar në Drenas, ajo u “detyrua” që për herë të parë të shkojë në balotazh, pasi që Nisma për Kosovën nuk e kishte lejuar të fitonte qysh në rundin e parë.

Ndërsa në këto zgjedhje PDK-ja nuk ka kandiduar fare në Skenderaj, me pretekstin se do e përkrahë kandidatin e pavarur për kryetar të kësaj Komune, e që është Bekim Jashari, djali i heroit Hamëz Jashari.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?