Basri Kodra i hyn garës për të parin e Kaçanikut

Basri Kodra do të jetë kandidati i Vetëvendosjes për kryetar të Komunës së Kaçanikut në zgjedhjet lokale të 22 tetorit. Kodra, i cili aktualisht është asamblist në këtë komunë, është një ndër themeluesit e pikës së Vetëvendosjes në Kaçanik, si dhe aktivist i hershëm politik i kësaj lëvizjeje, shkruan Periskopi. Vetëvendosje, duke njoftuar për kandidaturën […]
Basri Kodra do të jetë kandidati i Vetëvendosjes për kryetar të Komunës së Kaçanikut në zgjedhjet lokale të 22 tetorit.
Kodra, i cili aktualisht është asamblist në këtë komunë, është një ndër themeluesit e pikës së Vetëvendosjes në Kaçanik, si dhe aktivist i hershëm politik i kësaj lëvizjeje, shkruan Periskopi.
Vetëvendosje, duke njoftuar për kandidaturën e tij, e ka uruar Kodrën për kandidimin sipas parimit një anëtar, një votë, shkruan Periskopi.
“Aktivistët e Qendrës së Kaçanikut, nëpërmjet parimit një anëtar një votë e kanë zgjedhur z. Basri Kodra kandidat për kryetar të Kaçanikut. E urojmë z. Kodra dhe aktivistët e Qendrës së Kaçanikut”, ka njoftuar Vetëvendosje.













