Basha: Bajram Rexhepi, një shqiptar i madh

Kryetari i opozitës në Shqipëri, Lulzim Basha, ka vlerësuar se Bajram Rexhepi ishte një shqiptar i madh. Ai shkruan në FacebooK: Bajram Rexhepi ishte njeri i veçantë dhe shqiptar i madh. Pak njerëz i kanë shërbyer popullit të tyre si ai, duke u kujdesur me përkushtim si mjek për jetët e njerëzve, duke luftuar për […]
Kryetari i opozitës në Shqipëri, Lulzim Basha, ka vlerësuar se Bajram Rexhepi ishte një shqiptar i madh.
Ai shkruan në FacebooK:
Bajram Rexhepi ishte njeri i veçantë dhe shqiptar i madh. Pak njerëz i kanë shërbyer popullit të tyre si ai, duke u kujdesur me përkushtim si mjek për jetët e njerëzve, duke luftuar për lirinë e tyre dhe duke drejtuar përpjekjet e tyre për demokraci dhe përparim.
Kam patur nderin të takohem shpeshherë me Bajramin dhe do të ruaj përherë brenda meje mbresat e pashlyera për dinjitetin, përunjësinë dhe mirësinë e tij.
Në këto momente të dhimbshme të ndarjes së tij të parakohshme nga jeta bashkoj lutjet e mia me ato të familjarëve dhe miqve të tij. U prehtë në paqe! I paharruar kujtimi i tij!












