Bajrami thotë se nuk po i bllokojnë institucionet

Nënkryetari i PDK’së, Arsim Bajrami, ka bërë me dije se kandidat i vetëm i koalicionit PAN për kryetar të Kuvendit është Kadri Veseli. Në një intervistë për ‘Epokën e Re’, ai ka deklaruar se, pavarësisht se Veseli ofroi gatishmëri për të hequr dorë nga posti i kryeparlamentarit, partitë e tjera nuk reflektuan dhe kështu që […]
Në një intervistë për ‘Epokën e Re’, ai ka deklaruar se, pavarësisht se Veseli ofroi gatishmëri për të hequr dorë nga posti i kryeparlamentarit, partitë e tjera nuk reflektuan dhe kështu që PDK’ja nuk do të bëjë më asnjë kompromis rreth kësaj çështje.
Bajrami ka mohuar se me një veprim të tillë PDK’ja është duke e bllokuar formimin e institucioneve të vendit.
Sipas tij, bllokuesit janë ata që po tentojnë t’ia mohojnë një të drejtë kushtetuese PDK’së, zgjedhjen e kryeparlamentarit.
Ai ka treguar për gatishmërinë e PAN’it për të marrë pjesë në vazhdimin e seancës konstuituive të enjten dhe për ta popozouar Veselin kandidat për kryetar të Kuvendit












