Bajram Gecaj ka një kërkesë për Kadri Veselin

Bajram Gecaj ka një kërkesë për Kadri Veselin

Bajram Gecaj, këshilltari  i kryeministrit në largim, Isa Mustafës ka thënë se do të ishte e udhës që Kadri Veseli të tërhiqet nga skena politike kosovare. Përmes një statusi në Facebook, ai thotë se në të kundërtën do të ishte e logjikshme nga të tjerët, duke përfshirë këtu edhe bashkë-partiakët e tij të kërkojnë dorëheqjen […]

Përmes një statusi në Facebook, ai thotë se në të kundërtën do të ishte e logjikshme nga të tjerët, duke përfshirë këtu edhe bashkë-partiakët e tij të kërkojnë dorëheqjen e tij të parevokueshme.

 

Ja postimi i tij i plotë:

Është jashtëzakonisht intriguese dhe tej mase e palogjikshme se si pjesa dërmuese e mediave, analistëve, eksponentëve politik, e të tjerë, merren kryekëput me LDK-në, derisa anashkalojnë dhe margjinalzojnë tani për tani problemin kryesor në skenën tonë politike – “faktorin Kadri Veseli”.

Ishte kryekëput PDK dhe pangopësia politike e Kadri Veselit e cila e solli vendin në këto rrethana të pashteg e të pakrye. Përpos vendit, Kadri Veseli “mori në qafë” edhe partinë e tij, duke e zhytur atë në humbjen më të madhe që kjo parti kishte pësuar ndonjëherë.

Mu për këtë, është e udhës që Kadri Veseli tani të bëj një gjest burrëror dhe të tërhiqet me dinjitet një herë e përgjithmonë nga skena politike kosovare.

Përndryshe, do të ishte gjithashtu shumë e logjikshme nga të tjerët, duke përfshirë këtu edhe bashkë-partiakët e tij, të kërkojnë dorëheqjen e tij të parevokueshme për dëmet që i shkaktoi grykësia e tij vendit dhe vetë PDK-së. Apo ndoshta autoritarizmi i tij brendapërbrenda partisë e pamundëson një thirrje të tillë, ndërsa këta të tjerët ose ja kanë frikën ose shumë nga ta edhe janë në të vërtetë sejmenë të vetë Kadri Veselit. Është vërtetë koha e fundit që të largohet ky presion i paparë ndonjëherë, i palogjikshëm dhe me elemente kriminale ndaj partisë (LDK) e cila, duke analizuar mirë rrethanat politike në vend, ishte e vetme kundër këtyre zgjedhjeve që në fakt nuk sollën zgjidhje. Presioni përfundimisht duhet orientuar kah shkaktari i kësaj krize, fajtori kryesor i cili na solli në këtë “derexhe”, dhe i cili vazhdon me të njëjtën kokëfortësi dhe puro për interesin personal ta bllokojë shoqërinë dhe shtetin e Kosovës – “faktori Kadri Veseli”.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?