Bahtiri paralajmëron formimin e Qeverisë, nuk flet më kundër PAN-it

Agim Bahtiri, nënkryetar i AKR-së, njëherit edhe kryetar i Komunës së Mitrovicës, përmes një postimi në Facebook, ka shprehur bindjen se qeveria do të formohet shumë shpejtë. Ai thekson se bllokada institucionale është e patolerueshme, shkruan Periskopi. “Kosova po kalon nëpër procese shumë të rëndësishme, ku vetëm javët e fundit kemi humbur dhjetra miliona euro nga […]
Ai thekson se bllokada institucionale është e patolerueshme, shkruan Periskopi.
“Kosova po kalon nëpër procese shumë të rëndësishme, ku vetëm javët e fundit kemi humbur dhjetra miliona euro nga bashkësia ndërkombëtare. Po ashtu edhe procesi i liberalizimit të vizave ka ngecur, duke mbetur Kosova vendi më i izoluar në Evropë. Kjo bllokadë institucionale është e patolerueshme. Prandaj nuk kemi kohë për të humbur dhe besoj se Qeveria do të formohet shumë shpejt”, ka shkruar Bahtiri.












