Bahtiri: LDK dëshiron ti zvarrisë proceset dhe t’i bashkohet PAN-it

Agim Bahtiri i AKR-së, ka thënë se deklarata e tij e mëhershme se nuk do të pritet LDK-ja deri në pafundësi është nxjerr nga konteksti, pasi ai thotë se vazhdon të qëndroj kundër bashkimit me koalicionin PDK-AAK-Nisma (PAN). Bahtiri përmes një shkrimi në llogarinë e tij në “Facebook” ka thënë gjithashtu se është i papranueshëm […]

Bahtiri përmes një shkrimi në llogarinë e tij në “Facebook” ka thënë gjithashtu se është i papranueshëm pozicioni i LDK-së, pasi sipas tij, kjo parti po dëshiron që të mos formohen institucionet deri pas zgjedhjeve lokale, e pastaj ta përsërit skenarin e 2014-së duke iu bashkuar PAN-it.

“Dikush po dëshiron që deklaratat e mia t’i nxjerrë prej kontekstit, por qendrimi im është i njohur se nuk duhet t’i bashkohemi koalicionit PAN. Mirëpo, është i papranueshëm pozicioni i LDK-së, sepse kjo parti po dëshiron që të mos formohen institucionet deri pas zgjedhjeve lokale, e pastaj ta përsërit skenarin e 2014-së duke iu bashkuar PAN-it”, ka shkruar Bahtiri.

Ai më tej, ka ftuar LDK-në dhe Vetëvendosjen që të nënshkruajnë marrëveshje. Ai ka thënë e AKR ka qëndruar besnike në marrëveshje, por se nuk mund të qëndrojnë gjatë në këtë pozicion.

“E ftoj LDK-në që të bashkohet me VV-në dhe të nënshkruajmë një marrëveshje, ku duke i mbledhur së bashku 61 nënshkrime, do t’i drejtoheshim edhe Presidentit dhe Gjykatës Kushtetuese, nëse është e nevojshme. Pra, AKR-ja gjithmonë ka luajtur rol kontruktiv dhe është besnike e marrëveshjeve, por nuk mund të qendrojmë gjatë në këtë pozicion”, ka përfunduar Bahtiri.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?