Avni Zogiani prin bindshëm në sondazhin për kryetar të Fushë Kosovës (Foto)

Në platformën për sondazhe online strawpoll.com, kandidati i Vetëvendosjes për kryetar të Fushë Kosovës, Avni Zogiani është duke prirë me 58 për qind të votave. Zogiani, gazetar e aktivist i shoqërisë civile është aktivizuar edhe një herë në VV, duke kandiduar për kryetar komune. Kryetari aktual i Fushë Kosovës, që vjen nga LDK, Burim Berisha […]
Në platformën për sondazhe online strawpoll.com, kandidati i Vetëvendosjes për kryetar të Fushë Kosovës, Avni Zogiani është duke prirë me 58 për qind të votave.
Zogiani, gazetar e aktivist i shoqërisë civile është aktivizuar edhe një herë në VV, duke kandiduar për kryetar komune.
Kryetari aktual i Fushë Kosovës, që vjen nga LDK, Burim Berisha është në vendin e dytë, sipas sondazhit, me 28 për qind të mbështetësve, nga tërësia që i është përgjigjur sondazhit.
Pas tij radhiten Adem Zogiani (PDK) me 8.7 për qind të votave dhe Driton Ademi (Nisma) me 5 për qind.
Sondazhit online deri tani i janë përgjigjur 540 persona.













