Autobusi i trafikut urban aksidentohet me një veturë (Foto)

Sonte rreth orës 23:20 minuta tek shkolla “Gjin Gazulli” në Prishtinë ka ndodhur një aksident. Në këtë aksident janë përfshirë një veturë dhe një autobus urban, raporton lajmi.net. Përveç dëmeve materiale nuk ka të lënduar. Policia ka dalë në vendi e ngjarjes dhe po merret me rastin.















