Arsyeja pse Holanda kërkon rivënien e vizave për Shqipërinë, flet Sali Berisha

Arsyeja pse Holanda kërkon rivënien e vizave për Shqipërinë, flet Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha, me anë të një statusi në “Facebook”, ka reaguar lidhur me raportin e qeverisë holandeze për rikthimin e vizave për shqiptarëve. Berisha ripublikon raportin ndërsa nuk kursen ironinë për kryeministrin Edi Rama, duke e cilësuar atë ‘Noriegën më të madh të Tiranës’. Berisha thekson se “qeveria holandeze kërkon rikthimin e vizave dhe […]

Ish-kryeministri Sali Berisha, me anë të një statusi në “Facebook”, ka reaguar lidhur me raportin e qeverisë holandeze për rikthimin e vizave për shqiptarëve.

Berisha ripublikon raportin ndërsa nuk kursen ironinë për kryeministrin Edi Rama, duke e cilësuar atë ‘Noriegën më të madh të Tiranës’.

Berisha thekson se “qeveria holandeze kërkon rikthimin e vizave dhe kontrollon edhe Ramen si person të dyshuar”.

“Per Noriegen, me te madhin e Tiranes dhe Ditziun e tij! Ja pse qeveria hollandeze kerkon rikthimin e vizave dhe kontrollon edhe Ramen si suspekt!! Te dashur miq, ne raportin e saj per rikthimin e vizave per shqiptaret, qeveria hollandeze ben publike arsyet e kesaj kerkese. Ne kete raport shkruhet:

“Kriminelet shqiptarë shikohen si një kërcënim serioz për shoqërinë Holandeze pasi janë të implikuar në trafikimin dhe shitjen e kokainës dhe kanabisit, trafikimin njerëzor dhe pastrim parash. Roli i kriminelëve shqiptarë po forcohet, dhe ka marrë një rol prominent në Holandë. Një tjetër problem janë klandestinët shqiptarë, të cilët përdorin portet holandeze për të ikur ilegalisht në Angli”, dhe se “pothuajse të gjithë shqiptarët që qëndrojnë në Holandë janë për shkak të pjesëmarrjes në veprimtari kriminale.

Por, sipas raportit rritja e faktorit të krimit në Holandë është diçka e viteve te fundit dhe Qeveria e këtij vendi për këtë arsye duhet të marrë masa konkrete dhe të menjëhershme për të mos lejuar që krimi shqiptar të forcohet dhe stabilizohet struktualisht në Holandë. Për këtë arsye është kërkuar Qeverisë të pezullojë lëvizjen e lirë për shtetasit shqiptarë në zonën Schengen!”

Miq, Shqiperia eshte keshtu vendi i pare per te cilen nje vend anetar i BE kerkon rikthimin e vizave nderkohe qe Hollanda ishte vendi i vetem i BE qe nuk dergoi ekip per verifikimin e arritjes se kritereve per heqjen e vizave pasi ishin te bindur se Shqiperia i kishte plotesuar ato!

Kurse tani, jo vetem kerkon kthimin e vizave por kontrollon edhe kryeministrin e Noriegen e Shqiperise si suspekt?!?!” – shkruan Berisha

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?