Arrestohet serbi që plaçkiti 1 milion euro në Gjermani

Rijad K. 26 vjeç, është shtetasi i Serbisë me prejardhje bosnjake, i cili dyshohet që ka vjedhur milion euro nga një furgon i blinduar për transportimin e parave nëpër banka, është arrestuar mbrëmë në kufirin Serbi – Hungari, raportojnë mediat serbe. Siç shkruajnë mediet gjermane, Rijadi është arrestuar në kufi duke u munduar të kalojë […]
Siç shkruajnë mediet gjermane, Rijadi është arrestuar në kufi duke u munduar të kalojë kufirin në këmbë dhe të hyjë në Serbi.
Personi në fjalë u bë emigranti më i kërkuar në Gjermani, falë plaçkitjes së tij spektakulare me vlerë miliona euroshe. Nga polica thonë se Rijadi duhet të ketë pasur bashkëpunëtorë në këtë operacion.
Rijad K. ka punuar në këtë kompani me kontratë dhe çdo mëngjes me dy kolegë tjerë kanë shkuar me kombin mbi të cilin shkruan “Prosegur” kanë shkuar nëpër banka për para. Rijadi atë ditë ka qëndruan në kombi dhe ka pritur momentin deri sa kolegët të zbresin dhe me të dalë në rrugë ai i ka dhënë gaz kombit dhe është zhdukur për një çast, transmeton gazetametro.net
Vetëm 400 metra larg vendit ku i ka lënë kolegët, ai ka hyrë në një parking të mbyllur. Këtu siç besohet, e kanë pritur disa ndihmës të tij, ku së bashku me ta i kanë marrë paratë, ndërsa furgonin e kanë lënë aty. Në ketë vend janë gjetur edhe disa para që besohet të kenë rënë kur ata i kanë marrë me shpejtësi.
Personin e dyshimtë policia gjermane e ka kërkuar me qenë dhe helikopterë, mirë po deri në mbrëmjen e kaluar nuk ka pasur asnjë gjurmë të tij.
Edhe pse në fillim dyshohet të ketë vjedhur vetëm disa mijëra euro, në fund del që të ketë plaçkitur 1 milion sosh.












