Apeli e rrit në 17 vite burgim dënimin për vrasjen e Zejnepe Berishës

Apeli e rrit në 17 vite burgim dënimin për vrasjen e Zejnepe Berishës

Gjykata e Apelit ka rritur dënimin me burg në 17 vite ndaj Nebi Berishës, për vrasjen mizore të bashkëshortes së tij, Zejnepe Berisha. Ngjarja kishte ndodhur më 23 tetor të vitit 2015, në shtëpinë e tyre, në Suharekë. Berisha, që kishte goditur 20 herë me thikë gruan e tij, në prill të këtij viti ishte […]

Gjykata e Apelit ka rritur dënimin me burg në 17 vite ndaj Nebi Berishës, për vrasjen mizore të bashkëshortes së tij, Zejnepe Berisha. Ngjarja kishte ndodhur më 23 tetor të vitit 2015, në shtëpinë e tyre, në Suharekë.

Berisha, që kishte goditur 20 herë me thikë gruan e tij, në prill të këtij viti ishte dënuar më vetëm 12 vite e 6 muaj burgim nga Gjykata Themelore e Prizrenit. Shqiptimi i këtij dënimi kishte nxitur reagime të mëdha, pasi vlerësohej i ulët, sidomos nga familjarët e të vrarës.

“Gjykata e Apelit e Kosovës, e ka aprovuar ankesën e prokurorisë dhe përfaqësuesit të palës së dëmtuar, në rastin e të akuzuarit N.B. Aktgjykimi i Gjykatës Themelore në Prizren, i datës 12.04.2017, është ndryshuar vetëm sa i përket vendimit mbi dënim. Për veprat për të cilat është shpallur fajtor, “Vrasje e rëndë” nga neni 179 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe “Lëndim i lehtë trupor”  nga neni 188 i të njëjtit kod, kjo gjykatë, personin në fjalë e ka dënuar me  17 vjet burgim.  Ankesa e mbrojtësit e të akuzuarit N. B., është refuzuar  si e pa bazuar”, ka njoftuar të hënën Apeli.

Kolegji gjyqësor i Gjykatës së Apelit, ka vërejtur se Gjykata e shkallës së parë në këtë çështje penalo- juridike, edhe pse drejtë i ka konstatuar rrethanat lehtësuese dhe rënduese, të cilat i ka gjetur tek i akuzuari, të njëjtat nuk i ka vlerësuar realisht dhe atë sidomos rrethanën lehtësuese “përgjegjësia esencialisht e zvogëluar”, të cilën e ka mbiçmuar, arsyetohet vendimi.

“Nuk janë vlerësuar po ashtu realisht, as rrethanat rënduese siç  është mënyra e kryerjes së veprës penale, ku i akuzuari në prezencën edhe të të miturës e privon nga jeta, tani të ndjerën Z. B., dhe atë duke e goditur 20 (njëzetë) herë radhazi, në të gjitha pjesët e trupit, me  këmbëngulësi dhe në mënyrë brutale. Rrethanë tjetër e cila nuk është vlerësuar si duhet është edhe motivi i kryerjes së veprës penale dhe sjellja e mëparshme e të akuzuarit ndaj familjes por edhe ndaj tani të ndjerës, pra para kryerjes së veprës penale. Nga e gjithë kjo  rezulton se dënimi i shqiptuar nga Gjykata e shkallës së parë prej 12 vjet e 6 muaj  është shumë i butë, prandaj edhe vendosi t’i shqiptoj një dënim më të rëndë”, thekson njoftimi i Gjykatës së Apelit.

Gazeta Express, në ditën kur themelorja kishte shqiptuar dënimin për të akuzuarin, kishte sjellë një rrëfim të familjarëve të Zejnepe Berishës, që rrëfimin për pakënaqësitë e tyre për dënimin dhe gjithë procesin gjyqësor.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?