Analistët parashohin se çfarë mund të ndodhë në seancën e nesërme

Analistët parashohin se çfarë mund të ndodhë në seancën e nesërme

Nesër pritet të mbahet vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, në të cilën të gjitha partitë kanë paralajmëruar se do të marrin pjesë. Si pikë e rendit të ditës në seancën e nesërme pritet që të votohet kryetari i Kuvendit dhe nënkryetarët, në mënyrë që zhbllokohet ky institucion dhe të vazhdohet më tej […]

Si pikë e rendit të ditës në seancën e nesërme pritet që të votohet kryetari i Kuvendit dhe nënkryetarët, në mënyrë që zhbllokohet ky institucion dhe të vazhdohet më tej me formimin e Qeverisë, transmeton Periskopi.

Analisti dhe njohësi i Kushtetutës, Ramush Tahiri, në një prononcim për Periskopin thotë se në seancën e nesërme do të zgjidhen kryetari dhe nënkryetarët e Kuvendit, meqë thuhet se janë bërë më shumë se 61 vota.

Sipas tij, Kadri Veseli do të jetë kandidat i PAN’ti për kryeparlamentar.

“Në seancën e nesërme do të zgjidhet kryetari dhe nënkryetarët e Kuvendit dhe do të krijohen kushtet për me u konstitou Kuvendi, sepse duket se janë bërë më shumë se 61 vota për me u zgjedh kryetar Kuvendi. Unë besoj se do të jetë Kadri Veseli i kandiduar nga koalicioni PAN. Marrin pjesë në seancë edhe LAA e Vetëvendosje, andaj edhe PAN do t’i votojë kandidatët e tyre për përbërje të kryesisë së Kuvendit. Partia e Pacollit do të votojë pozitivisht në dy anët, edhe për PAN’in edhe për kandidatët e LAA’së e VV’së”, tha Tahiri për Periskopin.

Sipas Tahirit nesër gjithçka do të varet nga Behgjet Pacolli dhe partia e tij, për të cilët thotë se kanë arsye që të mos votojnë kandidatin e PAN’it dhe të mos zhbllokojnë situatën politike.

“Nëse nuk zgjidhet dhe bjen kandidati i PAN’it, PAN mund ta rikandidojë prapë se është votim formal dhe do të votohet krejt kryesia e Kuvendit. Varet nga partia e Pacollit se ka arsye mos me votu dhe mos me zhblloku situatën. Unë mendoj se Kuvendi duhet me u zhblloku e lufta politike të bëhet për Qeveri se aty varet kush i ka numrat, ai e bon Qeverinë. Në Kuvend, votimi është formal. Sa i përket se a janë apo jo emrat e përshtatshëm, aty nuk është përshtatshmëria politike, aty këqyret përshtatshmëria ligjore dhe kushtetuese”, tha më tej Tahiri.

Se kryetari i Kuvendit është dashur të zgjidhet deri më tani e thotë edhe analisti Imer Mushkolaj.

Por, as ai nuk përjashton mundësinë që partitë politike të mos mbajnë premtimet e tyre dhe të vazhdojnë zvarritjen, transmeton Periskopi.

“Ndoshta nuk është arrit ende të ndahen pazaret për pushtet apo për ndonjë arsye tjetër nuk e di, por mund të ndodh që edhe nesër seanca mos të mbahet fare ose mos të zgjidhet kryetari”, tha Mushkolaj për Periskopin.

Sipas tij, nuk është ‘fundi i botës nëse Kadri Veseli si kandidat i PAN’it nuk arrin t’i marrë votat. Megjithatë, në seancën e nesërme duhet të bëhet hapi i parë thotë Mushkolaj për Periskopi.

“Të paktën të hidhet kandidatura e Veselit, ndërsa është çështje tjeter nëse zgjidhet nesër apo jo. Kjo pasi që mundet me vazhdu herëve tjera. Hapi i parë duhet të bëhet, zhbllokimi i Kuvendit.. Krejt kjo bllokim është përgjegjësi e PDK-së”, përfundoi Mushkolaj./Periskopi

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?