Amerikanët mund të marrin rol në dialogun Kosovë-Serbi

Amerikanët mund të marrin rol në dialogun Kosovë-Serbi

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe ai serb Aleksandar Vuciç do të takohen të enjten në selinë e BE-së në Bruksel nën patronazhin e Përfaqësueses së Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri. Pritet një ndryshim i përshpejtuar i formatit të bisedimeve, shkruan e përditshmja serbe “Danas”. Siç njoftoi Delegacioni i BE-së në […]

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe ai serb Aleksandar Vuciç do të takohen të enjten në selinë e BE-së në Bruksel nën patronazhin e Përfaqësueses së Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri.

Pritet një ndryshim i përshpejtuar i formatit të bisedimeve, shkruan e përditshmja serbe “Danas”.

Siç njoftoi Delegacioni i BE-së në Serbi, ata do të shkëmbejnë mendime për vazhdimin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, pas marrëveshjes së arritur në korrik në lidhje me fillimin e përgatitjeve për një fazë të re të dialogut. “Përfaqësuesja e Lartë dhe të dy presidentët do të diskutojnë gjendjen e procesit të zbatimit të marrëveshjeve të arritura gjatë dialogut”, thuhet në deklaratë.

Dusan Janjiç, kryetar i Forumit për Marrëdhënie Etnike, vlerëson për “Danas” se kjo do të jetë “një nga mbledhjet përgatitore për fazën e re të dialogut të Brukselit, i cili do të, është e mundur, mbahet në të ardhmen në baza mujore”.

“Në disa takime të ardhshme do të përcaktohet forma dhe tema për negociata të mëtejshme për zgjidhjen e çështjes së Kosovës. Pritet që kjo fazë përgatitore të zgjat deri në fund të vitit 2017 ose në fillim të vitit të ardhshëm. Gjithashtu, pjesëmarrësit e takimit do të bëjnë një përmbledhje të asaj që është bërë dhe çfarë nuk është bërë, kur është fjala për marrëveshjet e arritura më parë. Ka shumë gjëra që nuk janë zbatuar, duke përfshirë edhe zgjidhjen e problemeve të tilla si komplikimet e paraqiturat në lidhje me numrin +381”, ka thënë ai, trasnmeton “Zeri.info”.

Janjiç thotë se Federica Mogherini “ka të ngjarë të ngelet në suazat e protokollit, të organizatorit të takimeve”, por pritet që së shpejti në dialog të përfshihen edhe disa nga evropianët dhe ndoshta amerikanët, të cilët do të jenë në rolin “operativ” në fazat e ardhshme negociatave.

Sipas “Danas”, është “pothuajse e sigurt” se së shpejti do të ndryshohet formati i negociatave të Brukselit, në mënyrë që bisedimet në nivelin më të lartë politik në të ardhmen të zhvillohet nga presidentët, jo kryeministrat, siç ishte rasti në fazat e mëparshme, dmth Vuçiç dhe Thaçi do të takohen në selinë e BE-së. Gazeta në fjalë shton se, se për t’u zyrtarizuar një vendim i tillë është e nevojshme për të marrë “dritën jeshile” të Kuvendit të Kosovës, i cili ende nuk është formuar.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?