Ambasadorja që mori “bekimin” e Thaçit s’merr asnjë cent rrogë

Ambasadorja që mori “bekimin” e Thaçit s’merr asnjë cent rrogë

Ambasadorët e Kosovës të cilët gjenden nëpër vendet e botës marrin pagë mbi 3 mijë euro. Mirëpo, njëjtë nuk po ndodhë edhe me një diplomate e cila vitin e kaluar mori bekimin për tu emëruar ambasadore në Vatikan. Bëhet fjalë për Bukurije Gjonbalajn e cila në nëntor të 2016-ës është dekretuar nga presidenti i Republikës, […]

Bëhet fjalë për Bukurije Gjonbalajn e cila në nëntor të 2016-ës është dekretuar nga presidenti i Republikës, Hashim Thaçi. E njëjta ndonëse ushtron këtë funksion, nuk merr asnjë cent nga shteti i Kosovës. E gjitha kjo vie pasi  Gjonbalaj aktualisht nuk ka zyre në Selinë e Shenjtë dhe se punët që ka për t’i kryer i bën në objektin e Ministrisë së Punëve të Jashtme në Prishtinë.

“Jam non-stop në kontakt me Vatikanin. Jo, nuk marrë pagë sepse është vendos nga MPJ-ja që paga do të merret në momentin kur të shkojmë atje, fizikisht. Por të gjitha punë janë duke funksionuar. Është Zyra koordinuese në Ministri që prej tetorit të vitit të kaluar por tjetër është se unë nuk kam qejf që senet me i bë aq të mdhaja. Kam qejf me kry punë për atë që jam e obligime por ashtu “mos mu fry shumë”, s’jam asi njeri”, ka thënë ajo për “Indeksonline”.

Megjithatë, diplomatja kosovare tregon se deri në hapjen e ambasadës atje do të marrë kohë. Mirëpo, thotë se është në kontakte të vazhdueshme Selinë e Shenjtë.

“Procedurat zgjatin sikur nga ana jonë poashtu edhe nga ana e tyre duke marrë parasysh specifikat e marrëdhënieve midis dy shteteve. Unë për vete jam shumë kënaqur me mënyrën si ka shku gjithë procesi dhe shpresojmë që në të ardhmen të vazhdojë me “këmbë të mbarë”, ka thënë ajo.

Ndryshe, Gjonbalaj e cila për një kohë të gjatë ishte ambasadore në Romë nuk la pa përmendur edhe faktin se në Vatikan nuk ka asnjë Ambasadë të huaj pasi aty s’ka territor. Pra, të gjitha ambasadat që janë të akredituara, ajo thotë se, janë jashtë mureve të Vatikanit. Kështu që kjo ja shton zgjatjen edhe specifikave.

“Unë duhet me gjejt një zyre e cila tani duhet të regjistrohet në shtetin Italian”, ka thënë në fund ajo.

  

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?