Ambasada amerikane nuk lëshon më viza për rusët

Shtetet e Bashkuara të Amerikës duke filluar nga 23 gushti do të suspendoi lëshimin e vizave në qytetet anembanë Rusisë, për shkak të reduktimit të numrit të diplomatëve amerikanë, ka njoftuar ambasada amerikane, shkruan rtv21.tv Procedurat për lëshimin e vizave do të rifillojnë në fillim të shtatorit, por vetëm në Moskë. Suspendimi i lëshimit të […]
Shtetet e Bashkuara të Amerikës duke filluar nga 23 gushti do të suspendoi lëshimin e vizave në qytetet anembanë Rusisë, për shkak të reduktimit të numrit të diplomatëve amerikanë, ka njoftuar ambasada amerikane, shkruan rtv21.tv
Procedurat për lëshimin e vizave do të rifillojnë në fillim të shtatorit, por vetëm në Moskë. Suspendimi i lëshimit të vizave për qytetarët rusë është pasojë e vendimit të Qeverisë së Rusisë për të dëbuar 755 diplomatë amerikanë.
“Duke filluar nga 1 shtatori, të gjitha bisedat në lidhje me kërkesat për viza do të zhvillohen vetëm në ambasadën amerikane në Moskë, u theksua në komunikatë.
Ambasada njoftoi se intervistat e caktuara më herët do të anulohen dhe se qytetarët rusë do të njoftohen për këtë. Procedurat tashmë janë suspenduar në konsullatat amerikane në Shën Petersburg dhe Vlladivostok.












