Albin Kurti: Ndërkombëtarët po kthehen nga Vetëvendosja, PDK-ja po bëhet xheloze

Kandidati për kryeministër të Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, në fjalimin e tij në Kuveëndin e Kosovës ka thënë se koha e Vetëvendosjes po vjen e po ikë koha e PAN-it. Sipas Kurtit, ndërkombëtarët e kanë kuptuar se me Vetëvendosjen do të jetë më mirë edhe për ta, edhe për Kosovën. Kjo gjë, tha […]
Kandidati për kryeministër të Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, në fjalimin e tij në Kuveëndin e Kosovës ka thënë se koha e Vetëvendosjes po vjen e po ikë koha e PAN-it.
Sipas Kurtit, ndërkombëtarët e kanë kuptuar se me Vetëvendosjen do të jetë më mirë edhe për ta, edhe për Kosovën.
Kjo gjë, tha Kurti, po e bën xheloze PDK-në, raporton Periskopi.
“Ndërkombëtarët e kanë kuptuar se është më mirë për ata edhe për Kosovën, strategjia që ofron Vetëvendosje. Kjo gjë e bën PDK-në xheloze”, tha Kurti.
Duke e akuzuar kryeministrin në detyrë, Isa Mustafa se është në konflikt interesi, ai i ka shtirë dorën LAA-së për një bashkëpunim me ta.
“Kryeministri në detyrë është në konflikt interesi. Të nderuar deputetë të koalicionit LAA ne e shtrijmë dorën e bashkëpunimit. Kemi nevojë për ndërtimin e një qeverie të re”, tha Kurti.
Ai tha se kriminelët nuk kanë qenë kurrë më të izoluar. U ka mbetur vetëm mbështetja e Gruevskit dhe Vuçiqit, tha ai.
“Kriminletët kurrë nuk kanë qenë më të izoluar. Shqipëria zyrtare nuk është me ta, Amerika zyrtare nuk është me ta, Gjermania zyrtare nuk është me ta. Po i mbështet vetëm Gruevski dhe Vuçiqi. Ne po vijmë qartazi, këta po shkojmë. Disa porsi mjegulla e disa porsi terri”, tha Kurti. /Periskopi/












