Albin Kurti ftohet për ligjëratë nga Insituti Norvegjez, nuk mbetet asnjë ulëse e lirë

Kandidati për kryeministër të Kosovës, Albin Kurti është i ftuari i Institutit Norvegjez për Politikë të Jashtme që të ligjërojë mbi Kosovën dhe ndryshimet politike në vend. Aktivisti i Vetëvendosjes, Arbër Zaimi ka shkruar në Facebook për ftesën që ka pranuar Kurti. Ai thotë se ulëset në sallën ku do të ligjërojë Kurti janë zënë […]

Kandidati për kryeministër të Kosovës, Albin Kurti është i ftuari i Institutit Norvegjez për Politikë të Jashtme që të ligjërojë mbi Kosovën dhe ndryshimet politike në vend.

Aktivisti i Vetëvendosjes, Arbër Zaimi ka shkruar në Facebook për ftesën që ka pranuar Kurti. Ai thotë se ulëset në sallën ku do të ligjërojë Kurti janë zënë të gjitha dhe më nuk ka asnjë vend të lirë.

“Albin Kurti është ftuar të ligjërojë në Institutin Norvegjez për Politikë të Jashtme, i cili është institucion shtetëror, i cili studion dhe hulumton qysh prej më se 50 vitesh çështje me rëndësi për diplomacinë dhe politikën e jashtme norvegjeze. Tashmë nuk ka më asnjë vend të lirë në audiencë për ligjëratën e Kurtit, e cila ka qenë e rezervuar për studiues e njerëz të botës akademike e diplomacisë. Megjithatë do të jetë një rast i mirë për të shprehur çështjen shqiptare e atë të Kosovës përballë një audience të specializuar në një vend si Norvegjia, e cila ka një shërbim diplomatik me impakt global”, ka shkruar Zaimi.

Ligjërata e Kurtit do të mbahet nesër në ora 12:30.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?