Alarmon OKB: Emigrantët nga këto shtete po mbyten qëllimisht (Foto)

Deri në 50 emigrantë nga Somalia dhe Etiopia u ‘mbytën qëllimisht’ kur një kontrabandist i detyroi ata të hidhen në det nga bregu i ujërave të Jemenit, njoftoi të mërkurën Agjensia e Migracionit të OKB-së duke e definuar këtë rast si “tronditëse dhe çnjerëzore”. Organizata Ndërkombëtare e Migracionit (IOM) gjeti 29 emigrantë të vdekur në […]
Organizata Ndërkombëtare e Migracionit (IOM) gjeti 29 emigrantë të vdekur në ujërat e plazhit të Shabwa-së gjatë një patrulle të zakonshme. Të vdekurit u varrosën nga të tjerët që mbijetuan, njoftoi Agjensia e Migracionit të OKB-së.
Të paktën 22 emigrantë mbetën të zhdukur, tha kjo Agjensi. Mosha mesatare e udhëtarëve ishte rreth 16 vjeç.
Ujërat e ngushta në mes të Bririt të Afrikës dhe Jemenit ka qenë një rrugë e zakonshme e migrantëve të cilët kanë tentuar të hyjnë në vendet e gjirit të pasura me naftë, raportoi mediumi britanik “Metro”, transmeton Periskopi.
“Të mbijetuarit u thanë kolegëve tanë në plazh se kontrabandisti i shtyu ata në det kur i kishin parë zyrtarët policë të cilët kontrollojnë bregun ujor”, tha Laurent de Boeck, shefi i misionit të IOM-it në Jemen.
“Të mbijetuarit na thanë se kontrabandisti tashmë është kthyer në Somali për të vazhduar biznesin e tij dhe për të marrë më shumë emigrantë për të sjellë në Jemen përmes të njejtës rrugë”, shtoi ai.
Pavarësisht nga luftimet në Jemen, migrantët afrikanë vazhdojnë të mbërrijnë në vendin e shkatërruar nga lufta, ku nuk ka autoritet qendror për t’i ndaluar ata./Periskopi/


















