Alarmon BIK-u: Kujdes popull, ja çka po bëjnë këta persona në Kosovë

Alarmon BIK-u: Kujdes popull, ja çka po bëjnë këta persona në Kosovë

Bashkësia Islame e Kosovës, ka reaguar pas asaj që siç thotë se disa persona po organizojnë grumbullimin e mjeteve për therjen e kurbanit. Ja reagimi i tyre: Kurbani është dispozitë Fetare – mos bien në lajthitje nga individë të ndryshëm Të nderuar qytetarë të Kosovës; Të nderuar besimtarë! Jemi në prag të festës së Kurban […]

Bashkësia Islame e Kosovës, ka reaguar pas asaj që siç thotë se disa persona po organizojnë grumbullimin e mjeteve për therjen e kurbanit.

Ja reagimi i tyre:

Kurbani është dispozitë Fetare – mos bien në lajthitje nga individë të ndryshëm

Të nderuar qytetarë të Kosovës;

Të nderuar besimtarë!

Jemi në prag të festës së Kurban Bajramit, që, siç dihet, është ndër festat kryesore për besimtarët myslimën. Festa e Kurban Bajramit vjen pasi besimtarët kryejnë një ndër kushtet themelore të fesë – Haxhin. Përveç, kryerjes së Haxhit, besimtarët në këtë festë janë të obliguar që të therin edhe kurbanin. Therja e kurbanit është e normuar me rregullat fetare islame, e që jemi të obliguar t’i zbatojnë që të gjitha.

Si tradicionalisht, Kryesia e BIK organizon grumbullimin e mjeteve për therjen e kurbanit në mënyrë kolektive. Porosia për kurban bëhet nëpër Këshillat vendore, në xhamitë anekënd Kosovës dhe në pikat tjera të autorizuar nga Kryesia e BIK në Kosovë, në Diasporë pranë qendrave e xhamive shqiptare, si dhe përmes xhirollogarisë të hapur enkas për këtë qëllim.

Për këtë arsye Kryesia e BIK ka formuar Komision të veçantë, i cili merret me organizimin dhe mbikëqyrjen e aksionit për grumbullimin e mjeteve për therjen e kurbanëve.

Mirëpo, Kryesia e BIK është e shqetësuar me veprimin e disa individëve që po grumbullojnë mjete nga besimtarët në emër të therjes së kurbanëve. Kryesia e BIK njofton besimtarët dhe të gjithë të interesuarit që duan të bëjnë porosi për therjen e kurbanit që këtë ta bëjnë në kapacitet individual ose të porosisin therjen në institucionin e BIK, sepse për të ther kurban në kuptimin e plotë të fjalë së pari duhet plotësuar kriteret fetare që kërkohen me dispozitat e fesë. Fjala është këtu për kafshën që do të theret për kurban. Po ashtu, organizimi për therjen e kubanit kërkon edhe plotësimin e kushteve të parapara me ligjet në fuqi për të ruajtur shëndetin publik. Therja e kurbanëve duhet të behet në thertoret të cilat i plotësojnë kushtet higjienike dhe të sigurisë ushqimore të parapara sipas standardeve hallall dhe jenë të nën mbikëqyrje nga veterinarët dhe teknologët ushqimor. Gjithashtu, kafsha e cila synohet të theret duhet të këtë paraprakisht raport shëndetësor dhe patjetër të kontrollet nga veterinari para therjes.

Apelojmë te besimtarët që të mos bien në lajthitje nga individë të ndryshëm kur është fjalë për therjen e kurbanit, sepse duhet pasur parasysh që kurbani është dispozitë fetare, por në të njëjtën kohë duhet të jenë të përgjegjshëm që therja të bëhet duke respektuar në tërësi parimet e fetare dhe kushtet higjeno- sanitare.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?