Aktori i njohur pëson infarkt në zemër (Foto)

Aktori i njohur i arteve marciale, Chuck Norris ka shpëtuar nga vdekja, pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore. Legjenda e arteve marciale, 77-vjecari Norris është goditur nga dy infarkte brenda një ore, shkruan TvKlan. Ngjarja ka ndodhur ne mesin e muajit korrik, por lajmi është bërë i ditur vetëm tani nga një portal amerikan. Protagonisti i […]
Legjenda e arteve marciale, 77-vjecari Norris është goditur nga dy infarkte brenda një ore, shkruan TvKlan.
Ngjarja ka ndodhur ne mesin e muajit korrik, por lajmi është bërë i ditur vetëm tani nga një portal amerikan.
Protagonisti i “Walker Texas Ranger”, po pushonte në Las Vegas me bashkëshorten e tij kur mëngjesin e 17 korrikut është zgjuar me dhimbje të forta në kraharor.
Mediet amerikane raportojnë se aktori sapo ishte kthyer nga kampionati botëror i arteve luftarake amerikane.













