Aksidentet në Shqipëri: Vdes shtetasi maqedonas, 15 mbesin të lënduar (Video)

Aksidentet në Shqipëri: Vdes shtetasi maqedonas, 15 mbesin të lënduar (Video)

Për shkak të motit të keq, në disa segmente rrugore pati probleme me qarkullimin. Zona më e goditur nga reshjet e shiut ka qenë në Bradashesh të Elbasanit, ku breshëri shkaktoi shumë dëme dhe banorët janë gjetur të papërgatitur. Por situata më e rëndë ka qenë me aksidentet. Për shkak të reshjeve të fuqishme të […]

Por situata më e rëndë ka qenë me aksidentet. Për shkak të reshjeve të fuqishme të shiut, pavarësisht se për pak kohë, pesë aksidente u shkaktuan në aksin rrugor Elbasan-Qafë Thanë Për pasojë një person gjeti vdekjen, ndërsa 15 të tjerë janë plagosur mes të cilëve një 11-vjeçare në gjendje të rëndë, e cila pasi mori ndihmën e parë në Spitalin e Elbasanit është transportuar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për një mjekim më të specializuar. Aksidenti që shënoi edhe një të vdekur ndodhi në Qafë-Thanë në fshatin Urakë, kur makina me të cilën udhëtonte viktima, një shtetas maqedonas dhe katër persona të tjerë, doli nga rruga dhe përfundoi disa metra poshtë. Forcat policore dhe zjarrfikëse shkuan në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar për shkaqet e aksidentit të rëndë. Aksidenti tjetër ndodhi po në zonën e Përrenjasit, pikërisht në vendin e quajtur Pishkash, kur dy furgonë pasagjerësh u përplasën duke shkaktuar katër të plagosur. Aksidenti tjetër me numrin më të lartë të të plagosurve u regjistrua në Xibrakë, kur tre makina u përplasën mes tyre dhe shënuan 7 të plagosur. Ambulancat dhe Policia në vendin e ngjarjes mbërritën pak minuta më vonë, ndërsa qarkullimi është bllokuar për më shumë se 30 minuta.

Policia bën apel për kujdes dhe respektim të rregullave të qarkullimit rrugor. Nga hetimet paraprake në rastet e aksidenteve të kësaj të marte, përveç reshjeve të shiut, sipas Policisë, një tjetër shkak ka qenë edhe shpejtësia e lëvizjes.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?