Aksident trafiku në magjistralen Kaçanik-Hani i Elezit (Foto)

Një aksident trafiku ka ndodhur në magjistralen Kaçanik-Hani i Elezit. Në fotot e siguruara nga ‘Indeksonline’, shihet një veturë e cila është rrokullisur. Raportohet edhe për disa persona të lënduar nga ky aksident. Aksidenti ka shkaktuar kolona në trafik.













