AKR nesër braktisë LAA-në, kjo është marrëveshja për ndarjen e ministrive në qeverinë Haradinaj

AKR nesër braktisë LAA-në, kjo është marrëveshja për ndarjen e ministrive në qeverinë Haradinaj

Partitë politike janë në prag të finalizimit të marrëveshjes për ndarjen e ministrive të qeverisë “Haradinaj”. Gazeta Zëri ua sjell listën e ministrive që pritet t’i takojnë PDK-së, AAK-së, Nismës, AKR-së, Listës Serbe,… Aleanca Kosovare e Re (AKR) e Behgjet Pacollit përfundimisht të enjten (nesër) do ta braktisë koalicionin me LDK-në dhe do ta votojë kandidatin […]

Partitë politike janë në prag të finalizimit të marrëveshjes për ndarjen e ministrive të qeverisë “Haradinaj”.

Gazeta Zëri ua sjell listën e ministrive që pritet t’i takojnë PDK-së, AAK-së, Nismës, AKR-së, Listës Serbe,…

Aleanca Kosovare e Re (AKR) e Behgjet Pacollit përfundimisht të enjten (nesër) do ta braktisë koalicionin me LDK-në dhe do ta votojë kandidatin e koalicionit PAN për kryeparlamentar, Kadri Veseli.

Për një veprim të tillë Partia e Behgjet Pacollit pritet t’i fitojë së paku dy ministri të rëndësishme në qeverinë “Haradinaj”, e cila do të votohet menjëherë pas konstituimit të Kuvendit të Kosovës.

Burimet e gazetës “Zëri” bëjnë të ditur se AKR-ja do të udhëheqë me diplomacinë kosovare, ku në këtë post do të shkojë lideri i partisë, Behgjet Pacolli dhe me Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik.

Partisë më të madhe në koalicionin PAN (PDK-së), përpos postit të kryeparlamentarit, sipas burimeve të gazetës “Zëri”, në Qeverinë e re do t’i takojë posti i zëvendëskryeministrit, Ministria e Financave, Ministria e Punëve të Brendshme, Ministria e FSK-së, Ministria e Drejtësisë e Ministria e Integrimeve Evropiane.

Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, me marrëveshjen e koalicionit parazgjedhor, i takon posti i kryeministrit, përderisa sipas diskutimeve me partnerët pritet t’i takojë edhe Ministria e Infrastrukturës, ajo e Shëndetësisë dhe Ministria e Arsimit.

Image
Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?