AKR e pavendosur për PAN’in, fjalën e fundit e thotë Behgjet Pacolli

Një ditë para seancës konstituive në të cilën për herë të parë ka konfirmuar pjesëmarrjen edhe koalicioni PDK-AAK-NISMA, mbetet i paqartë pozicioni i AKR’së. Deri tani, ka pasur informacione dhe deklarata të ndryshme nga zyrtarë të partive në fjalë, lidhur me një ‘bashkëpunim’ të AKR’së me koalicionin PAN, shkruan Periskopi. Por, nënkryetari i AKR’së, Agim […]
Një ditë para seancës konstituive në të cilën për herë të parë ka konfirmuar pjesëmarrjen edhe koalicioni PDK-AAK-NISMA, mbetet i paqartë pozicioni i AKR’së.
Deri tani, ka pasur informacione dhe deklarata të ndryshme nga zyrtarë të partive në fjalë, lidhur me një ‘bashkëpunim’ të AKR’së me koalicionin PAN, shkruan Periskopi.
Por, nënkryetari i AKR’së, Agim Bahtiri, në një postim që ka bërë sot në Facebook, ka shkruar se nga një mbledhje e mbrëmshme e AKR’së, është marrë vendim që kjo parti në asnjë mënyrë të mos bëjë koalicion me PAN’in.
“Gjithashtu, ju informoj se AKR-ja mbrëmë ka marrë vendin që mos të bëjë koalicion me PAN-in”, shkruan Bahtiri veç tjerash në Facebook.
Ai shkruan në Facebook:
Dje mediat kishin shkruar se unë nuk do të rikandidoj për kryetar të Mitrovicës, por pasi që isha në ceremoninë e varrimit të Bajram Rexhepit, e kam pasur telefonin mbyllur dhe nuk kam mundur t’iu përgjigjem thirrjeve të mediave dhe të qytetarëve, për shqetësimet e të cilëve më vjen jashtëzakonisht keq.
Po ashtu edhe familja ime ishte shqetësuar shumë, të cilët pastaj edhe bënë një apel publik që të rikandidoj. Unë i garantoj qytetarët e Mitrovicës se do të jem çdoherë me ta dhe do të punoj për ta. Pra, unë do të rikandidoj prapë për kryetar të Mitrovicës, ku fitorja do të jetë e pakontestueshme, duke pasur parasysh punët që i kemi bërë së bashku me qytetarët dhe ekipin më të cilin i hyj kësaj gare.
Pjesë e ekipit tim do të jenë njerëzit më të devotshëm që vijnë nga gjiri i popullit, ku sot do ta prezantoj listën me 38 kandidatët e AKR-së për asamble komunale, të cilët janë njerëzit me të denjë të Mitrovicës për t’i mbrojtur interesat e qytetarëve.
Gjithashtu, ju informoj se AKR-ja mbrëmë ka marrë vendin që mos të bëjë koalicion me PAN-in.AB
Në të njëjtën vijë, qëndron edhe Rrahim Pacolli. Ai i ka thënë Periskopit se AKR qëndron krah idesë për një qeveri gjithëpërfshirëse por kjo nënkupton që LDK të bashkohet me Vetëvendosjen në këtë qeveri.
“AKR nuk ka koalicion me PAN’in, nuk ka kurrfarë marrëveshje. AKR është e interesime për një qeveri gjithëpërfshirëse. AKR ka koalicion me LDK, është e mirë të bashkohet edhe Vetëvendosje, e kështu të bëhet qeveria. S’është mbajtur takim. Ka qenë darkë me kandidat për kryetar komunash dhe nuk është diskutuar fare për PAN’in. Nesër në seancë AKR do të ketë qëndrime të njëjta me partnerët e koalicionit LAA, ku bën pjesë”, ka thënë Pacolli për Periskopin.
Mirëpo, i prerë në këtë qëndrim nuk është edhe nënkryetari tjetër i AKR’së Fatmir Matoshi.
Ai i ka thënë Periskopit se AKR nuk ka ende asnjë vendim lidhur me koalicionin me PAN, por se tha se vendimi i takon Presidentit të AKR’së Behgjet Pacolli.
Por ajo që mbetet e sigurtë sipas Matoshit, është ideja e Pacollit për një qeveri gjithëpërfshirëse.
Sa u përket deklaratave të zyrtarëve tjerë të AKR’së, Matoshi ka thënë se ‘të gjithë mund të flasin gjithë ditën, por në fund i takon Pacollit të marrë vendimin, si president i AKR’së’.
“Ne nuk kemi marrë kurfarë vendimi. Agim Bahtiri, Fatmir Matoshi dhe të gjithë mund të flasin gjithë ditën porn ë fund të fundit, vendimi i takon Presidentit të AKR’së, zotit Behgjet Pacolli.Vendimi i Pacollit është ende në fuqi, ai kërkon zhbllokim të situatës dhe AKR nuk ka lëvizur asgjë në këtë aspekt”, ka thënë Matoshi./Periskopi/















