Ajet Potera e kap ‘mat’ Agim Veliun në kufirin Kosovë-Shqipëri, me veturë zyrtare (Foto)

Ajet Potera, kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Podujevës sot në Facebook ka bërë publike dy fotografi ku shihet vetura zyrtare e kryetarit të komunës, Agim Veliut, duke hyrë në territorin e Kosovës nga Shqipëria. Potera thënë se kjo gjë ka ndodhur të martën. “Në ditë të punës me 29.08.2017 me veturë zyrtare […]
Ajet Potera, kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Podujevës sot në Facebook ka bërë publike dy fotografi ku shihet vetura zyrtare e kryetarit të komunës, Agim Veliut, duke hyrë në territorin e Kosovës nga Shqipëria.
Potera thënë se kjo gjë ka ndodhur të martën.
“Në ditë të punës me 29.08.2017 me veturë zyrtare në ora 18:30 në kufirin Kosovë – Shqipëri !
Po duam të besojmë se Kryetari i Komunës së Podujevës është në udhëtim zyrtar, për të mirën e qytetarëve Llapjanë, për ndryshe është keqpërdorim i pozitës dhe veturës zyrtare?”, ka shkruar Potera.
Ajet Potera u bashkua me Lëvizjen Vetëvendosje gjatë këtij viti, nga edhe u kandidua për kryetar të Podujevës.














