Ahmeti komenton kandidaturën e mundshme të Vjosa Osmanit për kryetare të Prishtinës, ja çka thotë

Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti, në një intervistë për Periskopin ku ka folur për shumë çështje aktuale në vend, veç tjerash ka komentuar edhe kandidaturën e mundshme të Vjosa Osmanit si kandidate nga radhët e LDK’së për kryetare të Prishtinës. Në pyetjen e Periskopit se a do të ishte gara më e vështirë po qe […]
Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti, në një intervistë për Periskopin ku ka folur për shumë çështje aktuale në vend, veç tjerash ka komentuar edhe kandidaturën e mundshme të Vjosa Osmanit si kandidate nga radhët e LDK’së për kryetare të Prishtinës.
Në pyetjen e Periskopit se a do të ishte gara më e vështirë po qe se në garë do të ishte edhe emri i Vjosa Osmanit, Ahmeti vlerëson se ‘gara do të ishte më e mirë’.
“Nuk e di sa do të ishte më e vështirë por do të ishte më e mirë. Nuk dua të spekuloj për emrat e subjekteve tjera por mendoj se përzgjedhja e kandidatëve më cilësorë nga subjektet e tjera politike do ta shtonte cilësinë edhe të garës edhe debatit e natyrisht në fund edhe rezultatit”, tha Ahmeti, shkruan Periskopi.
Ai ka thënë se tashmë në Prishtinë është vendosur një standard më i lartë i qeverisjes dhe beson se partitë tjera do të reflektojnë karshi kësaj kur përzgjedhin emrat për kandidatë për kryetarë.
“Pra gjithmonë tashmë mendoj për shkak se kemi vendosë një standard më të lartë edhe të qeverisjes dhe besoj se edhe subjektet tjera duhet të reflektojnë dhe unë e kasha quajte domethënë, nuk e di se a do të ishte e vështirë, por do të ishte më mirë”, ka thënë Ahmeti.
I pyetur se a do të ishte një kandidim më i mirë ai i Ismet Beqirit apo Vjosa Osmanit, Ahmeti u përgjigj:
“Po mendoj se për Prishtinën do të ishte më mirë”, ka thënë Ahmeti. /Periskopi/












