Agim Bahtiri: Kosova prej sot në krizë të thellë, ja si duhet të veprojmë

Menjëherë pas përfundimit të seancës, ku as sot nuk është zgjedhur kryetari i Kuvendit dhe nënkryetarët, ka reaguar Agim Bahtiri kryetari i Mitrovicës, përmes një statusi në Facebook. Ai ka vazhduar me atë që ka thënë dje se AKR-ja, ashtu siç ka theksuar dje ka vepruar edhe sot, që nuk do ta votojë koalicionin PAN, […]
Menjëherë pas përfundimit të seancës, ku as sot nuk është zgjedhur kryetari i Kuvendit dhe nënkryetarët, ka reaguar Agim Bahtiri kryetari i Mitrovicës, përmes një statusi në Facebook.
Ai ka vazhduar me atë që ka thënë dje se AKR-ja, ashtu siç ka theksuar dje ka vepruar edhe sot, që nuk do ta votojë koalicionin PAN, shkruan Periskopi.
Sipas tij,opsioni më i mirë për Kosovën është krijimi i një qeverie gjithëpërfshirëse me mandat të kufizuar, ku më pas do të mbaheshin zgjedhje e reja.
Statusi i plotë i Agim Bahtirit në Facebook:
“Kur dje deklarova se AKR-ja nuk do ta votoj propozimin e koalicionit PAN, kishte shumë reagime duke pretenduar se do të ndodhte e kundërta. Sikurse që kam thënë tash e dy muaj, kjo u vërtetua edhe sot, se AKR-ja nuk do ta votoj koalicionin PAN.
Pas seancës së sotme Institucionet e Kosovës, e veçanërisht Kuvendi ka hyrë në krizë të thellë, andaj i ftoj partitë politike që të ulen dhe të gjejnë një zgjidhje për tejkalimin e kësaj situate.
Opsioni më i mirë për Kosovën është krijimi i një qeverie gjithëpërfshirëse me mandat të kufizuar, ku më pas do të mbaheshin zgjedhje e reja. Duhet qeveri gjithëpërfshirëse, sepse Kosovën e presin vendime të mëdha në muajt e ardhshëm, prandaj duhet të jemi të bashkuar për t’i përballuar këto sfida.AB












