Adoleshentët britanikë shpallen fajtor për djegien e 30 vjeçarit shqiptar

Dy adoleshentë britanikë janë shpallur fajtor për vrasjen e një burri me origjinë shqiptare. BBC shkruan se trupi u Vilson Meshit, 30 vjeç, u gjet i djegur në një Audi A4. Ngjarja ndodhi në Pitsea, Essex, më 27 shkurt 2016, pasi dy adoleshentët hodhën një fishekzjarr në drejtim të automjetit, i cili shpërtheu më pas në […]
Dy adoleshentë britanikë janë shpallur fajtor për vrasjen e një burri me origjinë shqiptare. BBC shkruan se trupi u Vilson Meshit, 30 vjeç, u gjet i djegur në një Audi A4.
Ngjarja ndodhi në Pitsea, Essex, më 27 shkurt 2016, pasi dy adoleshentët hodhën një fishekzjarr në drejtim të automjetit, i cili shpërtheu më pas në flakë.
Keani Hobbs, 18 vjeç, nga Stagden Cross, Basildon, u akuzua për vrasje së bashku me një djalë 16-vjeçar, i cili nuk mund të identifikohet për shkak të moshës së tij.
Çifti u dënua pas një gjyqi në Chelmsford Crown Court.
Meshi ishte drejtuar për në Pincey Mead nga shtëpia e tij në Mançester më 26 shkurt për të parë fëmijët e tij nga një marrëdhënie e mëparshme, tha policia lokale.
Partnerja e tij e mëparshme e raportoi atë ditën tjetër për mungesën, pasi nuk përgjigjej në telefon.
Kur oficerët mbërritën, ata gjetën makinën e djegur me trupin e pajetë brenda saj.
Më pas u provua se ai kishte gjetur vdekjen për shkak të mbytjes nga tymi./lapsi/












