Abdixhiku: PAN-i po kontrabandon pa fije marre, kërkoi dy orë mori dy muaj

Abdixhiku: PAN-i po kontrabandon pa fije marre, kërkoi dy orë mori dy muaj

Deputeti i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka thënë se koalicioni PAN kërkoi dy orë që të paraqes kandidaturën për kryetar Kuvendi, por mori 2 muaj. Sipas Abdixhikut, PAN-i po blen ende kohë për të kontrabanduar deputetët, për të bërë numrat e nevojshëm për themelimin e Qeverisë së re, shkruan Periskopi. Deputeti thotë se PAN do të […]

Deputeti i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka thënë se koalicioni PAN kërkoi dy orë që të paraqes kandidaturën për kryetar Kuvendi, por mori 2 muaj.

Sipas Abdixhikut, PAN-i po blen ende kohë për të kontrabanduar deputetët, për të bërë numrat e nevojshëm për themelimin e Qeverisë së re, shkruan Periskopi.

Deputeti thotë se PAN do të vazhdojë kështu “pa marre e pa fije përgjegjësie derisa kontrabanda të kryej punë”.

Komenti i plotë:

Kushtetuta e Republikës nuk është ndërtuar në frymën e bllokadës e sabotimit. Kushtetuta nuk është ndërtuar me idenë se grupe kapësish një ditë do të provojnë me çdo kusht bllokimin e gjithë Republikës për teke personale – edhe kur s’i kanë votat, edhe kur s’i pranon askush për partner. Niveli i kreativitetit për mbrapshti nga kapësit e PAN, tejkalon secilin përshkrim në secilin dokument juridik që Kosova mund të kishte ndonjëherë. Nuk ka Kushtetutë që mund të rregullojë këtë mbrapshti të tyre.

Ata i kërkuan 2 orë, i morën 2 muaj, dhe sërish vazhdojnë të blejnë kohë për të ushtruar presion për kontrabandë. Do të vazhdojnë kështu pa marre e pa fije përgjegjësie deri sa kontrabanda të bëj punë. Edhe sot teksa flasim e presim, ndërmjetësues pazaresh shtrojnë votat e qytetarëve nëpër tavolinat e kafeneve. Kjo më nuk i përngjanë sjelljes prej shteti.

Sot është obligim patriotik i secilit dashamirë të Republikës që të refuzojë këtë formë të politikëbërjes. Ne nuk guxojmë që standardet e shitblerjes t’i pranojmë si mjete institucionale e normale. Blerja e kohës e bllokada për pazare tenderësh s’janë normale.

Sot, grupi ynë parlamentar, ai i LAA-së, organizoj një tryezë për gjetje të zgjidhjes politike. Ftesës për tryezë ju përgjigjën përfaqësues të LVV, anëtarë të shoqërisë civile e nga akademia. Shpresojmë se kjo nismë e përbashkët e jona të shërbejë për ndërtimin e presionit publik që refuzon kontrabandën, bllokadën e papërgjegjësinë politike. Shpresojmë që kjo shoqëri e jona të refuzojë kapjen në ditët më aktive të saj, e në ditët më të rëndësishme për Kosovën, të ndërtojë frontin anti-PDK.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?